Çfarë të bëni nëse partneri ka probleme seksuale?

Life style

Çfarë të bëni nëse partneri ka probleme seksuale?

Nga: D.B. Më: 15 janar 2021 Në ora: 17:55
Foto Ilustrim

Si të silleni nëse ai ka probleme seksuale? Këtu i keni disa këshilla nëse nuk dini çfarë të bëni, si t’i ndihmoni, si të silleni me të, nëse ai ka problem seksuale:

Mos u sillni sikur nuk ka ndodhur asgjë

Keni plotësisht të drejtë t’i thoni “mos u shqetëso, nuk ka rëndësi”, por fakti është se ai po shqetësohet, dhe ky fakt është mëse i rëndësishëm për të. Natyrisht nuk është ndonjë problem për jetë a vdekje, por zhvleftësimi i problemeve të tij do të ishte krim seksual. Statistikisht mund të jetë një problem i zakonshëm, por as ky fakt nuk do ta ndihmojë atë. Të silleni sikur nuk ka ndodhur asgjë, mund t’ia jep ndjenjën sikur ai nuk është i rëndësishëm për ju, dhe kjo mund ta përkeqësojë gjendjen.

Mos veproni sikur nuk e keni vërejtur

Kur ai nuk mund ta mbajë veten, thënia “Jo i dashur, nuk u prishe shpejt, mua ashtu po më pëlqen” nuk do të ndihmojë. Përveç kësaj, ju do të dukeni sikur nuk doni të përballeni me problemin e tij, dhe ai do ta përjetojë më së keq këtë.

Mos e përkeqësoni gjendjen

Problemet seksuale për meshkuj janë jashtëzakonisht lënduese. Vetëm duhet të duroni, secilën here që do ta provoni me të, gjendja e tij do të përmirësohet, dhe trupat tuaj do të mësohen me njëri-tjetrin.

Mos bëni krahasime

Kurrë mos krahasoni me ish-in tuaj, mos i thoni se të paktën është më i mirë se ish-i juaj, ose e bën më mirë se ai, kjo vetëm që do ta shqetësojë atë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat