Pse ndihemi të përgjumur pasi kemi ngrënë?

Life style

Pse ndihemi të përgjumur pasi kemi ngrënë?

Më: 21 janar 2021 Në ora: 16:29
Ilustrim

Pse ju bën të ushqyerit të ndiheni të përgjumur?

Nuk është se ju po bëni ndonjë stërvitje gjatë ngrënies.

E gjitha fshihet pas tryptophanit. Të ngrënit  është supozuar t’iu japë energji, atëherë pse ndiheni të lodhur kur të keni ngrënë darkën?

Nëse ushqimi që ju po hani ka karbohidrate dhe tryptophan, atëherë kjo bën që truri juaj të dobësojë funksionet e tij dhe të ngadalsohet.

Shumë ushqime të njohura përmbajnë këtë amino-acid. Disa prej tyre janë: mozzarella, proshuta, soja etj.

Pra nëse jeni të uritur, por nuk doni të shpenzoni energjinë tuaj atëherë ne kemi përgatitur një meny.

– Tërshëra;

Ky super ushqim jo vetëm që do t’iu largojë urinë mirëpo ju do të ndiheni përplot energji gjith mëngjesin.

– Fasulet;

Fasulet kanë shumë proteina. Ato gjithashtu ndihmojnë në nivelizimin e sheqerit në gjak.

– Bajamet;

Bajamet janë shumë të pasura me vitamin B dhe magnesium.

– Vezët;

Po ashtu përplot proteina, ato të japin një shtytje energjike në mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat