Çka është yoga për fytyrë dhe pse duhet praktikuar?

Life style

Çka është yoga për fytyrë dhe pse duhet praktikuar?

Më: 25 janar 2021 Në ora: 19:41
Foto Ilustrim

Yoga në fytyrë është një seri ushtrimesh të fytyrës që synojnë të tonifikojnë muskujt në fytyrë.

Praktikuesit e këtyre ushtrimeve yoga thonë se ushtrimet mund të zvogëlojnë shenjat e plakjes. “Kjo është me të vërtetë një alternativë natyra;e ndaj kirurgjisë plastike”, thotë Gary Sikorski, pronar dhe krijues i Happy Face Yoga.

Me siguri, të gjithë ata që nuk e kanë provuar këtë teknikë më herët, me siguri do të jenë skeptik. Duket e pamundshme që fytyrës t’i kthehet tonfikim vetëm përmes disa lëvizjeve të përsëritura që në fakt duken shumë qesharake dhe na shtyjnë të bëjmë grimasa të çuditshme.

Mirëpo fakti që edhe fytyra jonë është e përbërë nga muskuj dhe këta muskuj njejtë si edhe muskujt e fytyrës mund të forcohen dhe tonifikohen. Përpos muskujve edhe lëkura përfiton prej këtij masazhi sepse përmirësohet qarkullimi i gjakut, gjë që rezulton në pore më të zvogluara dhe shkëlqim natyral.

Murad Alam, MD, nënkryetar i departamentit të dermatologjisë në Universitetin Northwestern, kreu një studim për të vlerësuar efektet e një programi ushtrimesh të fytyrës 20-javore mbi gratë e moshës mesatare.

“Unë fillimisht isha skeptik, por të dhënat tona eksperimentale treguan se të paktën për disa gra, ushtrimet e fytyrës të bëra rregullisht për javë me radhë rezultuan në faqe më të plota dhe një pamje më të re,” thotë Alam. “Besoj, ende duhen më shumë hulumtime. Por të dhënat sugjerojnë që ushtrimet e fytyrës janë më shumë se të dëshiruarit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat