I reklamojnë kudo, por e dini cilët vajra bimore s'duhet t'i përdorni kur jeni shtatzënë?

Life style

I reklamojnë kudo, por e dini cilët vajra bimore s'duhet t'i përdorni kur jeni shtatzënë?

Më: 31 janar 2021 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Gjatë periudhës së shtatzënisë është më mirë të tregoheni të kujdesshme me përdorimin e vajrave esencialë. Disa prej tyre janë të sigurt për tu përdorur, përsa kohë që keni një shtatzëni të qetë, pa problem shëndetësore. Gjithasesi këshillohet të përdoren me kujdes dhe në sasi të kontrolluar.

Vajrat esencialë janë substanca shumë të përqendruara të nxjerra nga bimët, të përdorura në aromaterapi. Vajrat përmbajnë kimikate që mund të thithen në trupin tuaj.  Ende nuk ka hulumtime të mjaftueshme për të thënë se si vajrat esencialë prekin foshnjat në barkun e nënës. Çdo gjë që merrni në trupin tuaj mund të arrijë tek fëmija dhe është e mundur që gjurmët e vajrave të mund të kalojnë placentën. Kjo është arsyeja pse është më mirë të tregoheni të kujdesshme dhe të bisedoni me mjekun ose maminë tuaj përpara se të përdorni vajra esencialë.

Sidoqoftë, për shumë nëna në pritje, aromaterapinë dhe masazhi janë të dobishme veçanërisht për: të përzierat; dhimbjen e shpinës; kyçin e fryrë të këmbëve; ankthin.

Për sa kohë që shtatzënia juaj po shkon mirë, ndoshta është mirë që ju të përdorni:

vaj të luleve të limonit;
vaj mandarine;
vaj kamomili;
vaj livande;
vaj menteje.


Mos përdorni vajrat esencialë të mëposhtëm gjatë shtatzënisë:

vaj borziloku;
vaj dafine;
vaj sherebele;
vaj dëllinje;
vaj trumze;
vaj kanelle.

Në disa rrethana, është më mirë të mos përdorni vajra esencialë fare. Mos përdorni vajra nëse: Keni një histori aborti, keni pasur ndonjë gjakderdhje vaginale në këtë shtatzëni, keni epilepsi apo probleme me zemrën, keni diabet, probleme të koagulimit të gjakut ose keni sëmundje të tiroides, mëlçisë ose veshkave./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat