Kujdes tatuazhet janë të rrezikshme

Life style

Kujdes tatuazhet janë të rrezikshme

Më: 31 janar 2021 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Vendimi për të bërë një tatuazh nuk është një gjë e zakonshme...

Si dëshmi, alarmi i nisur nga autoritetet shëndetësore njofton pezullimin e përdorimit të një bojë që përdoret për të bërë tatuazhet e cila është e kontaminuar nga kërpudhat.

Në vitet e fundit tatuazhet janë në modë dhe për të përmbushur këtë kërkesë në rritje, janë hapur shumë dyqan tatuazhesh.

Një proces mjaft i thjeshtë, por që nuk respekton rregulloren e planit shëndetësor duke qenë se përdoren instrumente të tjera që dëmtojnë lëkurën dhe helmojnë gjakun.

Autoritetet franceze kanë njoftuar tërheqjen e një bojë që përdoret për të bërë tatuazhin duke qenë se është e kontaminuar me kërpudha.

Zbulimi i këtij kontaminimi është bërë gjatë shtrimit të një personi i cili kishte bërë tatuazh kohët e fundit. U zbulua se kërpudhat shkaktojnë osteomielit, e cila është një inflamacion i indeve të eshtrave. Në rast të shfaqjes së shenjave klinike pas bërjes së një tatuazhi, është e rekomandueshme që të konsultoheni me një mjek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat