Meshkujt baballarë vërtet nuk dëgjojnë natën të qarët e bebes apo vetëm shtiren?

Life style

Meshkujt baballarë vërtet nuk dëgjojnë natën të qarët e bebes apo vetëm shtiren?

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 07:57
Ilustrim

Femrat e kanë të zhvilluar instinktin për shkak të të cilit reagojnë fuqishëm ndaj të qarit të bebes, madje edhe nëse nuk janë nëna!

Shumica e nënave të rraskapitura dyshojnë që parterët e tyre shtireshin që po flinin derisa fëmija në gjysmë të natës qanë.

Mirëpo, një hulumtim më i ri tregon që meshkujt vërtet kanë gjumë të rëndë. Tingujt të cilët i lirojnë bebet nuk i dëgjojnë meshkujt, mirëpo tingujt e veturave, erës dhe të mizave të bezdisshme i dëgjojnë.

Shkencëtarët kanë matur aktivitetin e nënvetëdijes gjatë gjumit te meshkujt dhe femrat.

Është zbuluar që ekziston një dallim i konsiderueshëm midis dy gjinive.

Femrat e kanë të zhvilluar instinktin e nënës, për shkak të të cilit reagojnë fuqishëm ndaj të qarit të fëmijës, madje edhe nëse ato nuk janë nëna.

Është zbuluar që edhe femrat pas ndërprerjes së gjumit më vështirë flenë sërish sesa meshkujt.

“Asgjë nuk i bën njerëzit të dëshpëruar sa gjumi i ndërprerë, posaçërisht ndodh disa net me radhë. Kjo është arsyeja pse gratë që kanë foshnje të vogla mund të jenë në gjendje vërtet të keqe, gjë që nuk mund të thuhet për burrat e tyre”, shpjegon psikologu David Louise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat