Çfarë ju shkakton përdorimi i letrave të lagura në fytyrë?

Life style

Çfarë ju shkakton përdorimi i letrave të lagura në fytyrë?

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 13:53
Ilustrim

Të flesh pa fshirë ‘makeup-in’ është e dëmshme për lëkurën, pasi poret bllokohen duke mbledhur papastërtitë e duke shkaktuar më pas aknet.

Shpeshherë të gjithë ne kemi zgjedhur mënyrën më të shpejtë për të pastruar fytyrën duke perdorur letrat e lagura.

Mirëpo ato sjellin efekte anësore për shkak të solucioneve që përmbajnë. Shumë prej tyre përmbajnë alkool, i cili irriton dhe than fytyrën.

Përpiquni t’i përdorni në raste të rralla emergjence dhe sa më pak të jetë e mundur. Gjithashtu duhen evituar ato që kanë aroma artificiale.

Pasi keni përdorur letrat e lagura duhet përsëri ta shpëlani fytyrën me ujë të rrjedhshëm duke ju sjellë kështu përsëri në rrugën e gjatë që ju po pëpiqeshit të evitonit. Prandaj rekomandohet larja e fytyres me larësin e duhur dhe jo letrat e lagura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat