3 super-ushtrime të thjeshta për një bel vital

Life style

3 super-ushtrime të thjeshta për një bel vital

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Mënyra më e shpejtë që të hiqni kilogramët e mbledhur përreth belit janë ushtrimet, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë "godasin" muskujt e stomakut. Tri ushtrimet e paraqitua më poshtë me ushqim të zgjedhur dhe ushtrime (vrapim, aerobik dhe ngasje e biçikletës) për pak kohë do ta "shtrëngojnë" belin tuaj

POMPAT PËR BEL

Shtrihuni në anën e majtë dhe mbështetuni në bërrylin e majtë. Dorën e djathtë vendoseni prapa kokës, mblidhni gjunjët dhe i ngrini lart dhjetë centimetra nga dyshemeja. Kjo është pozita fillestare. Shtrëngoni muskujt e stomakut dhe tërhiqni gjunjët nga ana e djathtë. Mbani për disa sekonda dhe kthehuni në pozitën fillestare. Bëjeni këtë për dymbëdhjetë herë, ndryshoni anë dhe bëjeni të njëjtin numër.

ROTACIONI I BELIT

Merrni një qëndrim pushtues në gjerësinë e kofshëve me duart e ngritura drejt gjoksit. Duke mos lëvizur pjesën e poshtme të trupit, kthehuni së pari në të djathtë, e më pas në të majtë. Bëni tri seri me nga njëzet përsëritje të shpejta.

ROTACIONI I BELIT ME GJUNJË TË NGRITUR

Ky ushtrim ndërlidhet me atë paraprak dhe përbëhet prej tri lëvizjeve. Dy të parat janë rrotullimi i trupit në anën e djathtë dhe në të majtë e më pas bëjeni lëvizjen e tretë, kthimi në anën e djathtë me ngritjen e gjurit të djathtë. Pas kësaj e lëshoni këmbën e djathtë, ktheni trupin majtas dhe djathtas duke ngritur njëkohësisht edhe gjurin e majtë. Vazhdoni ta ktheni trupin kështu derisa secilën këmbë ta ngrini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat