Ji i vetëdijshëm për mendimet tua

Life style

Ji i vetëdijshëm për mendimet tua

Më: 4 mars 2021 Në ora: 15:06
Ilustrim

E gjithë fuqia jote ndodhet në aftësinë tënde për të qenë i vetëdijshëm për këtë fuqi dhe përmbajtjen e kësaj fuqie në vetëdijen tënde. Nëse e le, mendja mund të jetë si një tren me avull jashtë kontrollit. Ai mund të të çojë në mendime të së shkuarës dhe pastaj në mendime të së ardhmes, mund t’i marrë ngjarjet e këqija të së shkuares dhe t’i projektojë në të ardhmen tënde. Edhe mendimet që dalin jashtë kontrolli janë krijuese. Ke fituar kontrollin e mendimeve të tua dhe aty është gjithë fuqi ajote.

Por,si të bëhesh më i vetëdijshëm?

Një mënyrë është të ndalosh një çast e të pyesësh vetën për atë që po mendon tani, për atë që po ndjen!

Në çastin që pyet je i vetëdijshëm, sepse e ke sjellë vetën në çastin e së tashmes. Sa here që e mendon, kthehu në vetëdijën  e së tashmës. Bëje me qindra here çdo ditë dhe kujto se e gjithë fuqia jote është në vetëdijen tënde.

Që  të mund të kontrolloni sa më shumë mendimet tuaja kërkoni Universit që vazhdimisht t’ju sjellë në të tashmën, sa here që mendoni se mendja e juaj po shëtit andej e këndej. Duke qenë i vetëdijshëm mbi mendimet tuaja ju do të jeni të gatshëm të zbuloni Fuqinë e Sekretit dhe do të filloni ta përdorni atë. Kur  filloni të kuptoni më në thellësi ligjin e tërheqjes, mund të krijosh zakonin për të bërë pyetje dhe ndër të marrësh përgjigje për secilën prej tyre. Nëse po kërkon një përgjigje apo këshillë për diçka në jetën tënde, bëje pyetjen, beso që do ta marrësh atë që kërkon.  E vërteta është se Universi të përgjigjet gjatë gjithëjetës, vetëm se nuk mund t’i marrësh përgjigjet nëse nuk je i vetëdijshëm. Ji i vetëdijshëm për gjithçka që të rrethon, sepse je duke marrë përgjigjet e pyetjeve të tua në çdo çast të ditës.

Kanalet në përmjet të cilave vijnë këto përgjigje janë të pafundme. Përgjigjet mund t’i gjesh ndërmjet një krye- artikulli gazete, që të tërheqë vëmendjen, nëpërmjet një bashkëbisedimi që dëgjon, një këngë në radio, një llogoje në një kampion apo kur ke një frymëzim të befasishëm. Kujto për të kujtuar dhe bëhu i vetëdijshëm.

Shpesh here jemi të prirur që të mos mendojmë mirë për veten apo ta duam vetën plotësisht. Fakti që nuk e duam vetën mund tëmbajë larg nesh gjërat që duam. Kur nuk e duam vetën, i largojmë gjërat prej nesh.

Gjithçka që duam, çfarë do të jetë ajo, është e motivuar nga dashuria. Është e nevojshme të përjetosh ndjenja dashurie kur i zotëron ato gjëra, rininë, paratë, partnerin e ëndrrave, punën ideale,trupin apo shëndetin e përkryer. Për t’i tërhequr gjërat që duam,  duhet të transmetojmë dashuri dhe atëherë ato do të shfaqen menjëherë.

Problemi është se për të transmetuar frekuencën më të lartë të dashurisë duhet ta duash vetën, gjë që rezulton e vështirë për shumë njerëz. Nëse përqendrohesh në të jashtmen dhe në atë që sheh tani, rrezikon të çoroditesh, sepse ajo që sheh dhe ndien tani është rezultat i asaj që mendoje dikur. Nëse nuk e do vetën, është e mundur që përsoni që sheh tani është plot defekte që ti ke gjetur te vetja jote.

Për të dashur vetën plotësisht ,duhet të përqendrohesh në një dimension të ri të vetës tënde. Duhet të përqendrohesh në praninë brenda teje. Ulu për një çast në heshtje. Përqendrohu në të ndierit  e pranisë së jetës brenda teje. Ndërsa përqendrohesh në praninë brenda teje, ajo do të fillojë të zbulohet pak nga pak.Është një ndjesi dashurie dhe lumturie të pastër, dhe kjo është përfeksion. Kjo prani është perfeksioni yt, qenia jote e vërtetë. Duke u përqëndruar në këtë prani, duke e ndjerë, duke e dashuruar dhe duke e lëvduar, do ta duash vetën plotësisht, ndoshta për herë të pare në jetën tënde.

Sa here që e sheh vetën me sy kritik, kaloje menjëherë vëmendjen te prania brenda teje dhe atë herë do të të shfaqet perfeksioni i saj.

Nëse do të rifitosh shikimin e qartë, të zhdukësh një sëmundje të ri fitosh shëndetin e mirë, ta ktheshë varfërinë në bollëk, ta zmbrapsësh plakjen dhe përkeqësimin ose të çrrënjosësh çdo gjë negative, përqendrohu dhe duaje praninë që është brenda teje dhe atëherë perfeksioni do të shfaqet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat