Njerëzit tregojnë momentin kur kuptuan që partneri i tyre ishte 'i duhuri'

Life style

Njerëzit tregojnë momentin kur kuptuan që partneri i tyre ishte 'i duhuri'

Më: 24 mars 2021 Në ora: 13:43
Ilustrim

#1.

"Sa herë unë dhe partneri im s'jemi dakord për diçka unë gjithmonë përfundoj duke menduar se nuk më do dhe se shumë shpejt do të më lërë. Sepse këtë bënte im atë dhe ky makth më ka përndjekur. Prandaj, pas çdo sherri, i dashuri im sigurohet të më thotë: "Të dua akoma dhe nuk do të shkoj asgjëkundi"."

#2.

"Kur takova dikur atë që sot është im shoq, vija re se kafshët ishin shumë të dhënë pas tij- jo vetëm qentë, por macet, zogjtë, ketrushët, të gjithë. Më ngjante si princeshë Disney aq shumë sa e donin. Diçka brenda meje më thoshte se fakti që atyre u ngjall besim, duhet të më ngjallë dhe mua gjithashtu. E besova dhe 20 vite më vonë them me plot gojën që kam bërë gjënë e duhur."

#3.

"Kam 7 muaj me të dashurin tim dhe kam vënë re që sa herë dalim ai merr me vete gjithmonë një xhaketë. Nuk është se i duhet, por e mban në rast se unë kam ftohtë."

#4.

"Në fillim të lidhjes sonë, i thashë atij që sot është burri im se isha bipolare. Disa ditë më vonë më pyeti me detaje se si më shfaqeshin ndryshimet e mia të humorit. E pashë e habitur dhe më tha se kishte bërë shumë kërkime online, sepse për të isha e rëndësishme. Aty më shkriu zemra!"

#5.

"E dija që i dashuri im ishte ndryshe kur macja ime, e cila është shumë e frikësuar nga të huajt nisi të përgjërohej për vëmendjen e tij. Në të gjithë lidhjet e tjera, ajo ka reaguar e frikësuar, por këtë e aprovoi shumë shpejt. Mora një shenjë të madhe, si të ishte duke thënë se është zgjidhja e duhur."

#6. 

"Gruaja ime dhe unë u takuam vitin e parë të universitetit. Asokohe unë vuaja nga pagjumësia për muaj me radhë. S'më zinte gjumi as me ndihmën e ilaçeve. Fillimisht marrëdhënia jonë ishte thjesht "friends with benefits" (shokë që bëjnë seks rastësor pa përfshirje emocionale). Natën e parë që ajo fjeti në shtëpinë time, mua më zuri gjumi direkt pa ndihmën e asnjë medikamenti dhe kur u zgjova kuptova që kisha rënë në dashuri me të. S'u ndamë më kurrë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat