S’po gjeni ende fondatinën perfekte për lëkurën tuaj? Ja ku po gaboni!

Life style

S’po gjeni ende fondatinën perfekte për lëkurën tuaj? Ja ku po gaboni!

Më: 26 mars 2021 Në ora: 14:22
Ilustrim

Gjetja e fondatinës ideale për lëkurën tuaj, mund të jetë më e vështirë nga se keni menduar? Nuk duhet të shqetësoheni vetëm për tonalitetin, por edhe për përmbajtjen, teksturën dhe ndjesinë që ju lë në lëkurë pas aplikimit. Shumë vajza blejnë fondatinën e gabuar që jo vetëm nuk u përshtatet me ngjyrën e lëkurës, por edhe me llojin e kësaj të fundit.

5 truket si të kuptoni nëse po lyehni me kremin e duhur.

Ngjyra

Testi i provës së ngjyrës nuk bëhet as në zonën e faqeve as në ball e as në dorë, por në pjesën e qafës ! Mos u mundoni të merrni një ngjyrë më të errët nga lëkura juaj me shpresën se do të mbulpojë defektet pasi do të dukeni sikur keni vënë një maskë.

Shfaqja e puçrave

ondatinat që në përbërje kanë shumë kimikate mund të shkaktojnë puçrra e irritim të lëkurës. Ju nuk keni si t’i njihini të gjitha kimikatet që gjenden në një shishe makeup-i, kjo sepse edhe fletat udhëzuese nuk janë shumë të detajuara, por ajo që duhet të bëni është të blini fondatina me bazë minerale nëse shihni që keni fytyrë të ndjeshme.

Nëse kremi pudër ju shkrin

Kjo është një tjetër shenjë që ju tregon se po lyehni me kremin e gabuar ! Fytyra juaj është e yndyrshme , ndaj duhet të përdorni fondatinat që janë kompakte dhe jo të lëngshme. Kjo lloj fytyre pranon dhe fondatinat mat e pa shkëlqim.

Nxjerrja në pah e vijave e rrudhave të lehta të fytyrës

Nëse fytyra juaj duket e thatë dhe jo e njëtrajtshme, sërisht po gaboni me formulën e fondatinës. Ajo që ju duhet është një krem pudër i lëngshëm dhe njëkohësisht të jetë hidratues.

Poret tuaja duket të mëdha

Ky është një problem i shumë vajzave e zgjidhja është aplikimi i primer-it përpara kremit pudër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat