Mësojeni nëse jeni duke bërë seks apo dashuri

Life style

Mësojeni nëse jeni duke bërë seks apo dashuri

Më: 4 prill 2021 Në ora: 01:02
Foto ilustrim

Dashurinë dhe seksin, burrat dhe gratë e perceptojnë në mënyra të ndryshme. Ndaj edhe është e vështirë që të kuptojmë nëse po ecim në të njëjtin drejtim. Kush është ai apo ajo që nuk e ka menduar qoftë njëherë të vetme:

Na lidh seksi apo dashuria? Kjo pyetje mund të marrë përgjigje vetëm nëse ke parasysh këto pika:

Nuk keni asgjë për të diskutuar

Si mund të pretendosh që është dashuri kur nuk keni asgjë për të bseduar? Telefonatat dhe mesazhet në orën 3 të mëngjesit, të nxehta sa më s`ka nuk tregojnë domosdoshmërisht që është dashuri. Nëse pas atyre mesazheve të nxehta s`mbetet asgjë tjetër për të diskutuar, nuk është dashuri.

Kontrolloni vazhdimisht telefonin

Shenjë e keqe, shumë e keqe. Këtë nuk duhet ta nënvlerësoni kurrë. Tregon se jashtë krevatit nuk ju lidh asgjë.

Kur kupton se pritshmëritë nuk korrespondojnë me realitetin

Një ditë të bukur zgjohesh dhe kupton që gjithçka e kishe krijuar ndryshe në mendjen tënde e ndryshe është realiteti. Mbase e kishe idealizuar ca si shumë. Kur fillon t`i shikosh gjërat më qartë i kupton edhe më mirë: seks apo dashuri.

Marrëdhënia nuk përparon

Çdo lidhje, çdo marrëdhënie kalon në disa faza të caktuara. Nëse ngec diku atëherë nuk është dashuri.

Ndjen se të mungon diçka, por s’e di çfarë

Kjo është më e thellë nga sa duket. Është diçka që e kuptojnë vetëm ata që e kanë ndjerë. Nëse asgjë s`të kënaq, atëherë s`e do, ose s`të do.

Fluturat në stomak mund të të bëjnë dëm

Fluturat në stomak lidhen me rënien në dashuri, por nëse dridhjet e stomakut të bëjnë më shumë dëm se sa mirë, atëherë nuk ia vlen.

Seksi është fantastik, por kaq

Ndërkohë që bëni seks ndihesh mirë, gjithçka është perfekte. Por sapo mbaron, diçka ngec.

E ke mendjen te një tjetër, ose te një ish i dashur, gjithsesi ndjen që nuk ndahesh dot. Je thjesht i zënë në kurth, i bllokuar. Po e sigurt është që nuk je i dashuruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat