Ç’duhet të keni parasysh para se uleni për të ngrënë diku

Life style

Ç’duhet të keni parasysh para se uleni për të ngrënë diku

Më: 15 maj 2021 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Nuk është e thënë që çdo eksperiencë të keqe duhet ta jetoni për të nxjerrë një mësim. Nëse tregoheni pak të zgjuar, mund të përfitoni nga mësimi i të tjerëve dhe të dëgjoni me kujdes.

Aq më tepër kur bëhet fjalë për një restorant të ri. Cilat janë disa prej shenjave më alarmuese që tregojnë se duhet të zhdukeni prej aty sa hap e mbyll sytë? Më mirë jua thonë njerëzit që kanë punuar aty!

1. “Nëse vini re që këmbët ju ngjisin në dysheme, kthehuni nga erdhët dhe zhdukuni që aty. Dysheme që ngjit do të thotë tavolina që ngjisin, që përkthehet në staf menaxhimi që ka dhënë dorëhëqjen me kohë.”

2.“Nëse është kuzhinë e hapur, hidhini një sy stafit. Shihni si fshinë djersën, nëse prekin fytyrën, telefonat apo nuk lajnë duart. Mund të mos konsumoni dot më asgjë pas asaj që do të shihni.”

3. “Nëse menuja është shumë e madhe, ka diçka që s’shkon. Një menu e tillë do të thotë që ka shumë ushqime që nuk porositen vazhdimisht dhe janë të mbetura aty, në ngrirje të frigoriferit. Me siguri do t’ju shërbejnë diçka që gatuhet keq, kështu që duhet ta keni parasysh.”

4. “Padyshim banjot. Nëse nuk shqetësohen aq sa të mbajnë të pastër tualetin, çfarë do t’ju bënte të mendonit që kuzhina është më mirë?”

5. “Motra ime punonte në një restorant prej më shumë se 8 vitesh dhe më thoshte se higjena e stafit ishte elementi më i rëndësishëm. Nëse ata s’janë të pastër, as standartet e tyre s’janë.”

6. “Kur familja/miqtë që kanë punuar diku të thonë të mos shkosh aty. Pse dreqin s’duhet t’i dëgjosh? Mos këmbëngul vetëm se thua që të pëlqen ushqimi. Thjesht dëgjoni çfarë thonë dhe mos shko.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat