Gjërat që nuk duhet të toleroni në martesë

Life style

Gjërat që nuk duhet të toleroni në martesë

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Për një martesë të mirë, disa gjëra nuk duhet t’i toleroni kurrë.

Ajo kurrë nuk duhet të bëjë lojëra që mund të mos i pëlqejnë vërtet. Ajo nuk do të dëgjojë muzikë, ose të shkojë në restorante ku nuk ndihet rehat, thjesht sepse “burrit të saj i pëlqen të qëndrojë atje.” Ajo e di që është në rregull që ai të shkojë atje me miqtë dhe që ajo të ketë të vetat mënyra e argëtimit.

Një grua nuk duhet të presë që burri i saj ta “argëtojë” dhe të organizojë kohën e saj. Secili ka nevojat e tyre, prandaj është në rregull që një grua të bëjë një shëtitje ose të pijë kafe me një mik.

Mos e toleroni neglizhencën. Burri duhet të mbajë në mend se kur e keni ditëlindjen, përvjetorin e martesës apo datat tjera të rëndësishme. Nëse ai i harron këto, atëherë mendojeni nëse ia vlen të kaloni kohën bashkë.

Një grua e fortë nuk hesht për gjërat që nuk i pëlqejnë. Ajo tenton të përmisojë marrëdhënien, prandaj një burrë duhet të pranojë edhe disa nga “kushtet” e saj.

Një grua që do martesë të mirë, nuk duhet të justifikojë burrin e saj që luan bixhoz, apo merret me gjëra që mund të lëndojnë një grua.

Një grua e zgjuar nuk qëndron peng i një martesë që e mbyt, pranë një burri që nuk e do.

Në anën tjetër, një grua e fortë nuk e toleron xhelozinë e sëmurë të burrit të saj, sidomos nëse nuk ka një bazë.

Një grua e zgjuar e kupton që dashuria është e rëndësishme për martesë, por edhe për të bërë dashuri, dhe kjo nuk duhet të ndryshojë kurrë.

Një grua e zgjuar kurrë nuk do të ndryshojë fizikisht për shkak të një burri, sepse ajo e di që një burrë duhet ta dojë atë për shkak të vetes së saj, dhe jo për shkak të pamjes së saj të jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat