Gjyshërit për të puthur nipat/mbesat e tyre, a duhet të kërkojnë leje?

Life style

Gjyshërit për të puthur nipat/mbesat e tyre, a duhet të kërkojnë leje?

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 13:06
Foto Ilustrim

Marrëdhënia që ne ndërtojmë me gjyshërit tanë mund të jetë një më të pastrat, më të vyerat dhe më të shtrenjtat. Sidoqoftë, puthja dhe përqafimi i fëmijëve, edhe kur ata nuk duan, nuk është shumë e pranueshme. Një video virale e TikTok ngriti kaq shumë pyetje mbi këtë temë, por gjithashtu zgjoi një ndjenjë të ndërgjegjësimit tek njerëzit.

Një nënë nga Australia tregoi se si e mëson vajzën e saj 2-vjeçare. Në video, ajo flet për mënyrën se si vajza e saj zgjedh vetë nëse dëshiron të marrë përqafime dhe puthje, madje edhe nga gjyshërit e saj. Megjithatë, ajo thotë se për të ka qenë e vështirë dhe shpeshherë të rriturit në jetën e saj kanë vënë në dyshim vendimin që ajo ka marrë, duke e pyetur si me habi: “Çfarë?! Duhet ta pyesim/t’i kërkojmë një puthje apo përqafim?”

Puthjet dhe përqafimet e detyrueshme nuk janë mënyra e duhur për të shprehur dashurinë. Videoja i ndau njerëzit në dy grupe. Dikush pohoi se “puthjet dhe përqafimet e detyruara nuk janë mënyra më e mirë për të thënë: ‘Të dua’.” Nga ana tjetër, një përdorues, me të drejtë, pyet: “Po si do ta pyesësh një fëmijë/foshnje të vogël?”

Mbase foshnjat nuk flasin, por ato kanë mënyrën e tyre të komunikimit me botën. Në muajt e tyre të parë, ata janë mësuar me nënën dhe babanë, ose njerëzit me të cilët janë rrethuar më shumë. Sidoqoftë, kur një fytyrë e panjohur i merr, mund të fillojnë të qajnë. Mund të duken të frikësuar apo të veprojnë sikur po fshihen.

Ju duhet t’u jepni fëmijëve kohë që t’ju njohin dhe më pas ata do t’ju përqafojnë dhe puthin, por puthjet dhe përqafimet “me zor” nuk kanë ndonjë të mirë.

Një përdorues i ri në moshë shkruante se “nuk duket si diçka e këndshme një “puthje përtace” nga gjyshja jote 94-vjeçare, por tregon një dashuri të pastër”.

“Tani që jam rritur dhe rikujtoj ato kohë, më mungon ngrohtësia dhe dashuria e gjyshes.”

Sipas tij, “fëmijëve nuk u pëlqen të bëjnë shumë gjëra, por kjo nuk do të thotë që ne duhet t’i dëgjojmë kundërshtimet e tyre në mënyrë absolute, kryesisht kur bëhet fjalë për diçka të parëndësishme si kjo”. (Sesa e parëndësishme apo e rëndësishme është – kjo mbetet relative dhe e parë në disa pikëpamje).

“Ata nuk do të traumatizohen dhe as e ardhmja e tyre nuk do të ndikohet në një mënyrë negative. Përkundrazi, kjo do t’i mësojë ata se si të shprehin afeksion dhe dashuri, veçanërisht kur të plaken.”

Sipas ekspertëve duhet të ketë më shumë siguri dhe kjo është përtej moshës. Ne, si njerëz, fëmijë ose jo, duhet të pyetemi nëse duam apo e pranojmë një puthje, përqafim. Të afërmit duhet të kërkojnë leje para se të prekin dhe një “jo” duhet respektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat