Fleni kështu? Zbuloni se çfarë thuhet

Life style

Fleni kështu? Zbuloni se çfarë thuhet

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 23:36
Foto ilustrim

Besojeni ose jo, ne kalojmë 1/3 e jetës duke fjetur. Sipas një studimi me mbi 2000 njerëz nga Slumber Clound, ana e shtratit se ku flemë ndikon në personalitetin tonë

Studimi tregoi se njerëzit që flenë në të majtë, pëlqejnë muzikën e vjetër dhe filmat dramë. Nga ana tjetër, njerëzit që zgjohen djathtas kanë më shumë gjasë të preferojnë muzikën rok dhe filmat aksion.

Pozicioni i gjumit: Me shpinë

Nëse flini me krahët e ulur, gjasat janë që të jeni të rezervuar dhe nëse krahët i keni zakonisht të shtrirë – jeni mendjehapur dhe të relaksuar, të qetë.

Ju keni standarde të larta jo vetëm për veten tuaj, por edhe për të tjerët. Njerëzit ju vlerësojnë për aftësitë që keni për të dëgjuar miqtë dhe të afërmit.

Pozicioni i gjumit: Me bark

Jeni unikë në llojin tuaj, me siguri keni aftësi të mira për biznes, tregti.

Keni vetëvlerësim të lartë, por ndonjëherë mbylleni në vete dhe dëshironi të mos flisni me askënd. Përveç këtyre, i urreni kritikat, citon Anabel.

Pozicioni i gjumit: Në anë

Nëse flini në pozicion “fetusi” (gjunjët afrohen te kraharori) jeni të ashpër nga jashtë, por thellë-thellë jeni të brishtë si një bebe.

Nëse flini në anë, jeni njerëz socialë dhe gjithmonë gati për aventura.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat