A e dini pse gratë presin më gjatë për t’u futur në tualet?

Life style

A e dini pse gratë presin më gjatë për t’u futur në tualet?

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Kërkuesit kanë arritur në përfundimin se një burri i duhen mesatarisht 1 minutë për të përdorur një banjë publike (në një bar/restorant, etj) e ndërsa një gruaje 1.5 minuta-që do të thotë 50% më shumë se burrat.

Edhe ju, me siguri e keni vënë re sa e gjatë është radha në banjot e grave ashtu siç ju ka bërë përshtypje pse tek tualeti i burrave s’ka kurrë radhë. Pse ndodh kjo?

1. Gratë qëndrojnë më gjatë në banjë

Jo se bëjnë diçka të jashtëzakonshme. Shihen si duken, kontrollojnë make up-in, lyhen sërish, rregullojnë flokët, fustanin, etj.

2. Mund të jenë me perioda

Ti mund të jesh duke pirë një gotë për qejfin tënd, kur ndjen papritur që periodat erdhën. Kështu fillon një proces i ri dhe i gjatë, që krijon radha jo dhe aq të këndshme.

3. Brenda tualetit mund të jenë me fëmijët

Sa shpesh ju ndodh të shihni burra që presin, pastrojnë dhe rregullojnë fëmijët e tyre në tualetet e lokaleve?

4. Banjot e grave kanë më pak hapësira

Si rezultat, burrat kanë më shumë tualete se gratë dhe duan më pak kohë për të përfunduar punët e tyre. Ndryshe, grave i duhet të presin…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat