Qëroni vezët e ziera në këtë mënyrë

Life style

Qëroni vezët e ziera në këtë mënyrë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Nëse ka një gjë bezdisëse, që askujt s’i pëlqen ta bëjë, është qërimi i një veze të zierë, pikërisht atëherë kur mezi po presim të shijojmë mëngjesin.

Lëvozhga që mbetet nëpër duar apo më keq akoma: mbi të bardhën e vezës mund t’jua presë gjithë oreksin. Dhe mesa duket për qërimin e vezës ka një teknikë shumë ndryshe nga ajo që ne kemi përdorur deri më tani.

Në mënyrë të thjeshtë dhe praktike, mjafton ta fusni vezën në gotë qelqi dhe ta mbushni atë me ujë.

Më pas tundeni gotën me forcë, duke bllokuar pjesën e sipërme me duar. Bëjeni këtë gjë deri në momentin që lëvozhga të jetë plasaritur plotësisht, dhe voila! Ja ku e qëruat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat