Thuhet se sperma është e mirë për lëkurën dhe aknet, por a është vërtetë kjo?

Lifestyle

Thuhet se sperma është e mirë për lëkurën dhe aknet, por a është vërtetë kjo?

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Ju mund të keni dëgjuar disa influencers ose njerëz të famshëm duke u interesuar për përfitimet e spermës në kujdesin e lëkurës, por videot në YouTube dhe anekdotat personale nuk janë të mjaftueshme për të bindur ekspertët. Në fakt, nuk ka ndonjë provë shkencore për të mbështetur idenë e vendosjes së spermës në lëkurën tuaj. 

Çfarë ndodh nëse e vini?

Ekspertët thonë se mund të rezultojë edhe në reaksione alergjike ose infeksione seksualisht të transmetueshme.

Domethënë, sperma nuk i lufton aknet?

Hmm...çfarë?! E gjithë ideja është paksa një mit urban. Nuk është e qartë se nga lindi si ide. Shumë njerëz besojnë se "spermina" - një agjent antioksidant dhe anti-inflamator që gjendet në spermatozoide, mund të luftojnë acarimet në lëkurë, por përsëri theksojmë: Nuk ka prova që e konfirmojnë këtë.

Po në lidhje me përfitimet e supozuara të tij kundër plakjes?

Spermina është fajtore edhe për këtë. Statusi i tij antioksidues do të thotë që disa besojnë se mund të zbusë vijat e holla. Një studim i botuar në Nature Cell Biology zbuloi se injektimi i spermidinës direkt në qeliza mund të ngadalësojë procesin e plakjes. Por pak dihet për efektet e zbatimit të tij. Prandaj, përsëri theksojmë: Mos e provoni.

Pra, e gjitha qenka gënjeshtër?

Na vjen keq t'ju zhgënjejmë, por nuk ka asnjë arsye që dermatologët ta rekomandojnë spermën si produkt të kujdesit të lëkurës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat