Ja se për çfarë mund të përdoret kjo pije e gazuar

Life style

Ja se për çfarë mund të përdoret kjo pije e gazuar

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Nuk është pije vetëm për t’u freskuar

Kjo pije mund të përdoret në mënyra të ndryshme, prandaj është shumë e dobishme ta keni në frigorifer.

Çamçakëzi në flokë

Tingëllon e pabesueshme, por në të vërtetë është efektive – mënyra më e mirë për të hequr çamçakëzin nga flokët tuaj është të lagni fijen e ngjitur në një pije pak të gazuar dhe ta lini të qëndrojë për disa minuta. Pastaj hiqni çamçakëzin me lëvizje të lehta.

Yndyrë e djegur

Derdhni mjaftueshëm nga kjo pije e gazuar në sherpa dhe tigan të ndotur para se të lani, dhe lëreni të bëjë atë që bën – pija do të gërryejë tërë dhjamin e djegur dhe kokëfortë, dhe pas kësaj ju do të hiqni mbetjet vetëm me një sfungjer, pa pastrim të fortë dhe pa gërvishtjet me tel.

Guaca e WC-së

E vetmja gjë që ju nevojitet është një kanaçe me këtë pije, të cilën do ta derdhni mbi tualet dhe do ta lini të qëndrojë për rreth një orë. Pas kësaj, thjesht nxirrni ujin, dhe njollat do të zhduken, dhe guaca e tualetit do të jetë përsëri e bardhë.

Ndryshku

Të gjithë mjeshtrit betohen për këtë truk – gozhdët e ndryshkura, ose ndonjë mjet tjetër zhytni në pijen më të famshme të gazuar, dhe lërini ato për aq kohë sa të jetë e mundur, në mënyrë që rezultatet të jenë më të mira.

Pastrimi i gypave të kullimit

Interested In AI? Courses In Albania Might Surprise You Artificial Intelligence Course | Search Ad

Hidhni një litër të kësaj pije në një gyp kullimi të mbyllur dhe prisni derisa të funksionojë. Gypat do të mund t’i pastroni pa pasur nevojë për ndihmën e një mjeshtri ose përdorimi i kimikateve agresive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat