Përgatiteni vetë në këtë mënyrë shamponin e thatë për pastrim të thatë

Life style

Përgatiteni vetë në këtë mënyrë shamponin e thatë për pastrim të thatë

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Kur nuk keni kohë të mjaftueshme për t'i pastruar flokët, e gjithsesi kanë nevojë për një pastrim, shamponi për larje të thatë është zgjidhje e shkëlqyeshme.

Mund ta përgatisni edhe ju vetë. Një mënyrë e tillë e pastrimit, nganjëherë është më e mirë se pastrimi klasik, sepse shmang grumbullimin e grimcave të ujit në flokë. Keni nevojë për dy përbërës, nëse jeni bionde, përkatësisht tre, nëse keni flokë të errët.

Përbërësi bazë është mielli i misrit, i cili e thith yndyrën duke i dhuruar ndjenjën e pastërtisë flokut. Përzieni dy lugë miell misri, për flokë të ndritshëm, ndërsa dy lugë miell dhe po aq edhe kakao pluhur për flokë të errët. Shtoni pesë pika vaj esencial, për shembull, nga livanda dhe përzieni me lugë.

Pluhurin e vendosni në një kavanoz të vogël apo në një kuti të vogël të zbrazët të pudrës. Me brushë për grim përzierjen e vendosni në rrënjën e flokut. Më pas e formoni stilin e flokut sipas dëshirës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat