Një mënyrë tjetër për ta pastruar furrën e shporetit

Life style

Një mënyrë tjetër për ta pastruar furrën e shporetit

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Zbuloni pse duhet ta bëni më shpesh tani e tutje

Nëse furra e shporetit tuaj është e ndotur, do t’ju duhet ta pastroni atë në një moment.

Nëse nuk e keni pastruar për një kohë të gjatë, atëherë ai proces kërkon shumë kohë, sepse duhet të hiqni të gjitha njollat e forta.

Kur gatuani bukë në shtëpi, është gjithmonë më mirë ta piqni në një furrë të pastër.

Ekzistojnë gjithashtu disa hile pastrimi që e bëjnë procesin më të shpejtë, dhe rezultatet janë të shkëlqyera!

Një nga hiletë e pastrimit është përdorimi i shkumës së rrojës. Mund të tingëllojë e çuditshme, por kjo funksionon vërtet.

Nëse ju pëlqen të pastroni kuzhinën me mjete natyrore, atëherë lexoni se si të bëni një sprej për pastrimin e gëlqeres dhe mykut.

Thjesht lyejeni furrën me shkumë rroje. Mbuloni të gjithë furrën mirë me shkumë, ndërsa aty ku ka më shumë njolla, derdhni më shumë shkumë.

Lëreni të thahet për 30-60 minuta, varësisht se sa e ndotur është furra juaj. Pastaj fshijeni.

Nëse është e nevojshme, kaloni edhe herë furrën me një sfungjer, pastaj pastroni përsëri me një leckë të lagur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat