Nuk ka asnjë shans që burrat të mos fiksohen pas këtyre cilësive

Life style

Nuk ka asnjë shans që burrat të mos fiksohen pas këtyre cilësive

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Nëse keni këto tipare dhe ai nuk dashurohet brenda 48 orëve me ju, s'është i duhuri!

1- Jini e pavaruar

Indiferenca ëshë një ndër gjërat që e bën atë të çmendet. Nuk ka gjë më tërheqëse se një vajzë që e di se kush është dhe se nuk ka nevojë për miratimin apo konfirmimin e askujt. Ajo e di se çfarë do, si ta marrë atë dhe nuk është kurrë tip i ‘ngjitur’. Ky është tipi i vajzës që e bën një mashkull të çmendet. E fortë, e pambështetur te askush dhe që zgjedh një mashkull për hir të dashurisë dhe jo sepse ka nevojë për të.

2- Lëreni t'ju dëshirojë gjithmonë e më shumë! 

Gjithmonë lëreni atë të dëshirojë më shumë! Burrat pëlqejnë të luftojnë për të marrë atë që duan. Ndaj nëse ai merr gjithçka tënden në një pjatë të artë dhe nëse ju ja bëni atij të kuptojë se është mashkulli që dëshironi, ai e kupton se lidhja me ju është diçka e lehtë dhe atij s'do t'i duhet shumë punë. 'E lehta' nuk e bën atë të çmendet. Çfarë do ta bëjë atë t'ju puth duart është që ju t'i jepni atij pëlqimin pak nga pak. Bëjeni atë të kuptojë se i duhet shumë punë për t'ju pasur ju në krahë.

3- Ji e paparashikueshme

Të jesh e parashikueshme është e mërzitshme. Është diçka rutinë, fare e lehtë. Vajzat e paparashikueshme që dinë si t'i ndezin situatat do ta kenë patjetër vëmendjen e të tjerëve. Atij do t'i ikë truri nëse ju bëni diçka që është tërësisht jashtë normales dhe konsiderohet si e pazakontë.

4- Ji argëtuese

Çdo njëri dëshiron pranë një person argëtues dhe të dashur. Çdo mashkull që sheh se ju jeni një vajzë që garanton momente të lumtura, bën gjëra argëtuese, është aktive, pa komplekse do të vijë pas jush. E vërteta është se shumica e vajzave nuk janë shumë të lirshme dhe shpesh bien pre e bisedave trishtuese. Duhet thënë se një vajzë argëtuese dhe e qeshur sigurisht që do të bënte çdo mashkull të çmendej.

5- Vetbesimi është çelësi

Kjo është këshilla më e mirë që çdo kush mund të të japë! Njerëzit shohin vetëm atë që ju i tregoni atyre, nëse ju do e shfaqni veten në një mënyrë të caktuar, ajo do të jetë mënyra se si ata do t'ju perceptojnë ju. Kjo vlen për shumë gjëra në jetë, por është absolutisht e vlefshme kur vjen puna te një lidhje. Nuk ka asgjë më joshëse sesa një vajzë e sigurtë në vetvete dhe që i di vlerat e saj.

6- Vështrimi në sy

Një vështrim i thellë dhe për një kohë të gjatë në sytë e tij është gjëja e duhur që mund të ndezë shkëndija dhe të trazojë mendjen e tij. Shkëmbimi i shikimit mes të dyve në momentin e duhur mund të jetë magjik dhe të nxjerrë në pah emocione, që ai as që e dinte se i kishte.

7- Surprizojeni atë

Kjo nuk vlen për surprizat materiale sepse ato do të keni kohë plot për t'i bërë. Tregojini atij se ju jeni shumë më shumë sesa ai mendon. Nëse ai ju ka parë në shumicën e rasteve si një vajzë me klas dhe elegancë atëherë tregoji anën tuaj tjetër. Bëhuni 'një vajzë e keqe' dhe lëreni veten të lirë. Bëni çdo gjë që ai as që e pret nga ju.

Gjëja me e rëndësishme është të jeni vetvetja, mos u bëni dikush tjetër. Jeni thjesht duke  treguar një anë tjetër tuajën. Mos u përpiqni të hiqeni si dikush tjetër, vetëm për t'i rënë në sy një mashkulli. Nëse e bëni në mënyrën e duhur, ai me siguri do të dëshirojë të dijë shumë më shumë për ty dhe dhe të tentojë t'ju njoh më shumë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat