Kaq thjeshtë, mund të shpëtoni nga buzët e çara këtë dimër

Life style

Kaq thjeshtë, mund të shpëtoni nga buzët e çara këtë dimër

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Buzët e plasaritura janë hall më vete gjatë muajve të ftohtë. Nga dehidratimi, alergjitë apo moti, askush s’do të ketë copëza lëkure të vdekur në buzë, prandaj lexoni dhe mbani shënime.

1. Kastraveci

E dini që mund t’i hidratoni fare mirë duke përdorur një kastravec? Mbajeni për 20 minuta (ose më pak nëse e keni me nxitim) dhe do të shihni buzë të rigjeneruara dhe më të puthshme.

2. Sheqer kaf dhe ujë

Miksojini bashkë dhe krijoni scrub-in ideal. Fërkoni buzët me përzierjen e krijuar derisa t’i ndjeni të buta dhe mishtore. Kjo do të largojë lëkurën e vdekur dhe nëse vendosni t’i lyeni me një shkëlqyes sipër, ngjyra natyrale do të duket fantastike!

3. Kripë dhe ujë

Përzieni dy lugë kripë në ujë të ngrohtë dhe lëreni të shpërbëhet. Njomni një copë tek uji dhe ngrohtë dhe vendoseni mbi buzë për 20 minuta. Do të largojë lëkurën e plasaritur dhe djegien që e shoqëron zakonisht.

4. Vaj kokosi

Vendosni pak vaj kokosi të ngrohtë në buzë dhe kjo do të shërbejë si zbutësi ideal. Mund ta bëni këtë disa herë gjatë ditës për t’i mbajtur buzët të hidratuara, do t’i japë shkëlqim dhe partneri juaj s’do ta ketë aspak problem, sepse kokosi mban aromë të mrekullueshme.

5. Mjaltë dhe vaj ulliri

Këtë maskë mund ta mbani gjatë gjithë natës. Miksoni bashkë një sasi të vogël vaj ulliri dhe mjalti. Majlti ka veti antibakteriale dhe shëruese, ndërsa vaji i ullirit do t’ju ndihmojë të hidratoheni. Aplikoni përzierjen në buzë para se të shkoni në krevat dhe në mëngjes buzët do të zgjoheni me buzë të buta dhe të lëmuara, si bebushe./ Pop Sugar

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat