Kjo është shenja më e rrallë e horoskopit, po më e zakonshmja?

Life style

Kjo është shenja më e rrallë e horoskopit, po më e zakonshmja?

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

A keni vënë re ndonjëherë se Gaforret janë me qëllime të mira, Virgjëreshat perfeksioniste dhe Binjakët argëtues janë përreth jush? Herën e fundit që keni folur me një grup shenjash të Horoskopit, shumica prej tyre i përkisnin shenjës së Luanit? Kjo pasi nuk ka shpërndarje uniforme të shenjave gjatë gjithë vitit. Në fakt, ekziston një shenjë që është më e rrallë se të tjerat. Cila është ajo?

Bricjapi ambicioz dhe punëtor. Kjo është pjesërisht për faktin se në festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri lindin shumë më pak foshnje. Një studim nga Smithsonian Mag gjithashtu raporton se shumica e foshnjave lindin midis qershorit dhe nëntorit, duke lënë muajt e ftohtë për më shumë pushim, ushqim sesa për seks.

Kjo shenjë e Horoskopit e do traditën dhe rregullat, është shumë me këmbë në tokë, punon shumë dhe është e ndershme. Ai është një shok i mirë, por pak i vështirë në marrëdhënie. Ai dëshiron të dijë se është i vlerësuar, ndaj mos harroni t’i tregoni atij dashurinë dhe admirimin tuaj.

Megjithatë, cila është shenja më e zakonshme?

Sipas një studimi të botuar në revistën Time, ditëlindjet më të zakonshme të njerëzve gjenden mes 9 dhe 20 shtatorit. Kjo është periudha kryesore e Virgjëreshës, kështu që kjo është shenja më e zakonshme. Virgjëresha është e rregullt, e do shumë programin dhe bëhet shumë kritike ndaj atyre që nuk zbatojnë “urdhrat” e saj. Sigurisht, ajo është shumë e mirë edhe në komunikim, një veçori që e bën atë një pjesë thelbësore të çdo ekipi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat