“Fal, dhuro e dashuro më tepër”/Këshillat për muajin dhjetor

Life style

“Fal, dhuro e dashuro më tepër”/Këshillat për muajin dhjetor

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Dhjetori është muaji më i bukur i vitit. Njerëzit janë më bujarë dhe të lumtur, të mbushur me dashuri dhe me dëshirë për të falur diçka nga vetja. Disa të tjerë falin më tepër, i harrojnë hatërmbetjet.

Në këtë muaj ka më shumë vizita tek të moshuarit, tek të burgosurit, tek të sëmurët dhe tek ata më pak me fat. Disa bëjnë edhe orë shtesë në punë, sidomos ata që punojnë në spitale, për të falur jetë dhe lumturi.

Njerëzit dhurojnë më shumë nga vetja, pasi kështu ndihen më mirë. Dhurojnë kohë, para dhe mirësi. Gjithashtu janë më tepër mirënjohës, pasi mund të kenë siguruar më shumë të ardhura apo të mira nga sa e mendonin. Në thelb është diçka e vërtetë, është më mirë të japësh se sa të marrësh.

Është gjithashtu koha kur njerëzit bëhen më mirëkuptues dhe falin më tepër. Shumë vëllezër, motra apo miq pajtohen. Ka paqe në familje, pasi të gjithë mblidhen bashkë për të festuar. Ka ushqime për të festuar, disa kg më shumë për të shtuar, por ky është problemi më pak i rëndësishëm.  Dhjetori është koha kur kisha katolike përgatitet për lindjen e Krishtit. Për shumë katolikë, muaji dhjetor nënkupton shpresë, lumturi, paqe dhe dashuri, pra është në thelb një muaj i bekuar.

Dhjetori është muaji i fundit i vitit, por është edhe muaji kur kujton çdo gjë që ke kaluar, që ke mësuar apo që ke ndjerë. Dhjetori është muaji, kur kupton se nuk je njësoj si më parë, se gjithi viti të ka ndryshuar, të ka bërë më të fortë. Jeta vërtet mund të mos ketë jetë dukur e drejtë me ty, por dije se të ka rezervuar sfidat që ti mund të përballoje, siç edhe i përballove.

Ndaj, kaloje këtë muaj me qetësinë dhe paqen e duhur me veten. Ti ke forcë brenda vetes dhe përherë do t’ia dalësh mbanë. Fali të tjerët, fal sa më shumë. Dhuro gjërat që nuk të duhen, duke lumturuar kështu persona të tjerë. Trego se je i/e pamposhtur nga gjithë sfidat që jeta të rezervon. Shijoje këtë muaj në maksimum. Jo më kot, Charles Bukowski ka thënë: “Dua një dhjetor me drita të fikura, por me shpirtra të ndezur”. Është koha të ndezësh shpirtin tënd!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat