Ja çfarë thotë numerologjia për vitin 2022

Life style

Ja çfarë thotë numerologjia për vitin 2022

Më: 11 janar 2022 Në ora: 09:17
Ilustrim

Sipas numerologjisë perëndimore, çdo vit ka një “kod” të përgjithshëm që shfaqet pothuajse për të gjithë. Ky quhet numri universal i vitit.

Si gjendet?

Numri universal i vitit gjendet shumë thjesht, edhe nëse matematika ishte lënda më pak e preferuar në shkollë: Mblidhni të gjithë numrat.

Në rastin e 2022-shit, numri universal është 6: 2 + 0 + 2 + 2. Pra, 6.

Shënim: Kur bëni mbledhjet për të gjetur numrin universal, shifra e fundit duhet të jetë një shifër nga 1 deri në 9. Për shembull numri universal për 1999 është 1 sepse 1 + 9 + 9 + 9 = 28. Kjo shifër ju çon në 2+8=10 dhe pastaj 1+0=1. Përjashtim bëjnë rastet e numrave Master që janë 11, 22 dhe 33 të cilët nuk mblidhen më tej.

Çfarë thotë numerologjia e vitit 2022?

Fjalët kyçe që lidhen me numrin 6 përfshijnë barazpeshë, shtëpi, shëndet, karma, dashuri, sukses dhe shërbim. Ky numër lidhet me disiplinën, kufijtë dhe humanizmin.

Prandaj reflektoni se si këto tema po shfaqen në jetën tuaj personale.

Te numrat e jetës, numri 6 lidhet me natyrën mbështetëse dhe empatike. Një shërues i vërtetë, 6 ka aftësinë për të zgjidhur probleme si në sferën emocionale ashtu edhe në atë fizike, duke ndihmuar të tjerët përmes qasjes së drejtpërdrejtë, por të butë. 6 ka një ndjenjë të fortë përgjegjësie dhe kujdeset shumë për miqtë, familjen dhe të dashuruarit. Ky numër gjithashtu mund të komunikojë lehtësisht me fëmijët dhe kafshët, duke shfaqur një butësi dhe shpirt kujdestar. Por ndonjëherë energjia mbrojtëse mund të bëhet dominuese dhe kontrolluese. Duhet të mësoni të keni besim dhe mirëkuptim për të tjerët: Ta themi thjesht, të gjithë duhet të ndjekin rrugën e tyre unike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat