Pse nuk mund t’i trajnojmë macet lehtë?

Life style

Pse nuk mund t’i trajnojmë macet lehtë?

Më: 19 janar 2022 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Macet janë kafshë shumë të dashura, por edhe qenie të pavarura që priren të bëjnë shumë gjëra vetë

Për shkak të këtyre karakteristikave, pronarët e maceve zakonisht pretendojnë se macet janë të vështira për t’u trajnuar.

Megjithatë, praktika tregon se është shumë e mundur të trajnohen macet dhe se rezultatet e dëshiruara mund të arrihen duke e koordinuar stërvitjen me personalitetin e maceve dhe duke aplikuar metoda të përshtatshme stërvitjeje.

Macet nuk e pranojnë hierarkinë

Ato nuk ju shohin si zotërinë e tyre, andaj për këtë arsye e kanë zakon të mos reagojnë ndaj udhëzimeve tuaja.

Macet i shohin njerëzit si “mace” të mëdha dhe të ngathëta, të cilat mund të bien në dashuri me kalimin e kohës nëse zhvillojnë një lidhje të thellë me ta.

Macet janë kafshë të tërhequra

Ato e duan dashurinë tuaj, por atyre nuk u nevojiteni për të mbijetuar. Ato e duan shoqërinë tuaj, por nëse ju kërkoni të bëjnë diçka që nuk duan ta bëjnë, më kot shpresoni se do të ndodhë…

Macet dhe vëmendja

Edhe nëse e shpërbleni macen tuaj me ëmbëlsira gjatë stërvitjes, ajo do t’ju dëgjojë më pak se një qen. Ndryshe nga qentë, macet kanë një hapësirë vëmendjeje dukshëm më të shkurtër dhe ngopen lehtësisht me stërvitjen.

Macet dhe dënimet

Macet janë kafshë shumë të pavarura, që do të thotë se nuk kërkojnë miratimin tuaj. Ato gjithashtu nuk reagojnë mirë ndaj ndëshkimit, i cili është më shumë një kërcënim për ta sesa pasojë e sjelljes së keqe. Kjo sigurisht e bën më të vështirë trajnimin e tyre, sepse është shumë e vështirë që macet ta lidhin dënimin me veprimet e padëshiruara në kokën e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat