Ti që vishesh përherë me të zeza, duhet ta lexosh këtë

Life style

Ti që vishesh përherë me të zeza, duhet ta lexosh këtë

Më: 25 janar 2022 Në ora: 16:13
Ilustrim

Është krijuar një ide e përgjithshme se veshjet e zeza dhe ky stil tregon se personi në fjalë është në depresion ose ka probleme e mundohet të fshihet, por gjërat nuk janë kaq të thjeshta.

Në të vërtetë, të zgjedhësh të zezën si kombinim tregon shumë më shumë se sa mendoni për personalitetin e dikujt.

Si fillim mos harroni se e zeza nuk del kurrë nga moda, shkon me çdo gjë dhe është simbol i elegancës.

Ndaj personat që vishen me të zeza ose e përdorin shumë si ngjyrë njihen për: vetëbesim, sharm, seriozitet dhe profesionalizëm.

Njerëzit që e duan të zezën janë zakonisht shumë të rregullt dhe metodik.

Ata admirojnë elegancën dhe janë të sofistikuar. Ama edhe për këta njerëz, sugjerohet që të mos veshin përherë të zeza. Ndonjëherë pak ngjyra japin një tjetër shkëlqim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat