Këto janë 5 arsye se pse duhet të qeshësh më tepër

Life style

Këto janë 5 arsye se pse duhet të qeshësh më tepër

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Të qeshësh është një nga gjërat më të thjeshta, ekonomike dhe më të bukurat në botë. Mirëpo, ndonjëherë e harrojmë aspektin pozitiv të një buzëqeshjeje, sepse punojmë fort për të paguar taksat dhe faturat e çdo muaji, si dhe për të plotësuar nevojat e vetes sonë. Të qeshësh më tepër do të thotë të jetosh një jetë më pozitive. Më poshtë, do të mund të lexoni 5 arsyet se pse duhet të qeshni më tepër në rutinën tuaj.

Do të marrësh mbrapsht ndjesi lumturie.

Mundohu të qeshësh më tepër, edhe nëse nuk ndihesh shumë i/e lumtur. Trupi yt do të nisë të prodhojë gjithë substancat e mrekullueshme kimike që do të bëjnë të ndihesh më mirë. Provoje dhe ke për ta ndjerë diferencën.

E qeshura ta ndryshon humorin.

Nëse ndihesh me nerva apo i/e lodhur nga gjithçka, e qeshura do ta ndryshojë këtë gjendje. Të jesh në një gjendje më pozitive nuk është vetëm diçka e mirë, por dhe një mënyrë për t’i hapur rrugën mundësive të reja. Ke për ta parë botën me një këndvështrim tjetër.

Një buzëqeshje ndikon edhe në humorin e personave të tjerë.

Mund ta kesh provuar të hysh në një dyqan me buzëqeshje në fytyrë. Me siguri të kanë pritur me buzëqeshje. Personat në atë dyqan duken edhe më të gatshëm për të të ndihmuar. E kundërta ndodh nëse hyn me inat. Kjo gjë ndodh në çdo situatë, duke qenë të buzëqeshur e duke reflektuar pozitivitet, marrëdhëniet tona me të tjerët bëhen më të hapura, më të relaksuara dhe plot me argëtim dhe mundësi të reja.

Pse të mos qeshësh?

Nëse do të zgjedhësh ndërmjet një fytyre me inat dhe një fytyre të buzëqeshur, me siguri mund të të duket më productive dhe pozitive kjo e fundit, apo jo. Ndoshta përgjatë rutinës dhe ngjarjeve të përditshme mund të harrosh të buzëqeshësh, por nëse këtë gjë e kthen në një zakon, ka për të qenë çdo gjë më e lehtë.

Është më e thjeshtë të buzëqeshësh, se sa të bësh të kundërtën.

Është e vërtetuar që buzëqeshja vendos në punë më pak muskuj, se sa një fytyrë e mërzitur. Ndaj edhe është më e lehtë të buzëqeshësh. Nga ana tjetër, duke mbajtur një qëndrim më pozitiv në fytyrën tonë, është më e lehtë të shmangësh edhe rrudhat në të ardhmen, ndaj mendojeni mirë edhe këtë aspekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat