Çfarë do të thotë të kesh pranë një mik të mirë?

Life style

Çfarë do të thotë të kesh pranë një mik të mirë?

Më: 31 mars 2022 Në ora: 07:34
Foto ilustrim

“Mikeshat e vërteta janë ato që të marrin në konsideratë, edhe kur nuk ke asgjë, apo kur nuk je askushi. Mikeshat e vërteta ta thonë të vërtetën, edhe pse e vërteta mund të të lëndojë, sepse e dinë që ti di t’i pranosh gabimet e tua. Sepse mikeshat e vërteta janë ato që të ndalojnë kur ti vendos të largohesh, nuk ta hapin derën dhe të përzënë. Sepse mikeshat e vërteta e dinë se si të bëjnë të shprehesh, me to mund tëflasësh pa komplekse për çdo shqetësim. Mikeshat e vërteta duan më të mirën nga ty dhe ta tregojnë këtëgjë. Mikeshat e vërteta të mbrojnë deri në vdekje, duke vendosur miqësinë edhe përpara vetes së tyre. Mikeshat e vërteta nuk ta lënë asnjëherë pa ta kapur dorën, edhe pse mund të rrezikoni të bini të dyja sëbashku”. – C. Trevisan

Të kesh një mik apo mikeshë të mirë është vërtet një bekim. Jo vetëm sepse ke dikë pranë që të shoqëron nëçdo hap, por edhe sepse ke dikë që dëgjon hallet e tua dhe të jep mendimin e vet për çdo zgjedhje qëduhet tëbësh. Edhe pse në fund normalisht do të veprosh sipas asaj që të leverdis më tepër, prapë njëmendim nga dikush që të do të mirën, është përherë i mirëpritur. 

Një mik i mirë është një bekim, edhe sepse të duartroket në sukseset e tua. Ai jo vetëm të gjendet pranënëvështirësi, por të mbështet dhe vlerëson kur ti arrin diçka. Nuk ka zili për arritjet e tua, përkundrazi, tënxit tëarrish gjëra edhe më të mëdha. 

Ndaj, nëse ke dikë pranë që të vlerëson, të respekton dhe të jep mbështetjen e tij maksimale si mik apo mikeshë e mirë, bën mirë ta mbash fort pranë. Persona të tillë janë realisht të rrallë, pasi në ditët e sotme në shumicën e marrëdhënieve mbizotëron interesi dhe egoizmi. Ji mirënjohës/e dhe vlerësoje miqësinë e vërtetë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat