Efekti i lëngut të qepës kundër rënies së flokëve

Life style

Efekti i lëngut të qepës kundër rënies së flokëve

Më: 3 prill 2022 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Qepa dhe hudhra mund të jenë ushiqmet që më së shutmi eleminoni nga dieta juaj ushqimore, por sikur të njihnit më mirë vetitë e tyre kuruese, jemi të sigurtë që do të ndryshonit mendim.

Nëse jeni në rradhët e njerëzve që këto të fundit nuk ju shijojnë atëherë përfitoni prej tyre nga përdorimet e jashtme pasi efekti është i njëjtë. Studimet kanë zbuluar se lëngu i qepës përdoret kundra rënies së flokëve dhe trajton problemet që lidhen me zbokthin dhe infeksionet e lëkurës së kokës.

Kjo gjë nuk është një zbulim i ri pasi studime të shumta kanë mbështetu këtë fakt, e para tyre kanë qenë gjyshet tona që rekomandonin lëngun e qepës për flokë të shëndetshme.

Receta dhe përgatitja:

Grini një kokërr qepë në mikser dhe më pas shtypni tulin e qepës në një kullesë të vogël në mënyrë që të merrni vetëm lëngun. Shtoni 2 lugë gjelle mjaltë dhe mund të shtoni sipas dëshirës disa piak vaj aromatik. Mund të lyeni flokët 3 herë në javë ti mbani disa minuta ose orë sipas mundësisë e më shpëlajini normalisht.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat