Test: Ç'lloj komunikimi ke ti me të dashurin tënd?

Life style

Test: Ç'lloj komunikimi ke ti me të dashurin tënd?

Më: 6 prill 2022 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Mënyra se si komunikojmë me partnerin përcakton përfshirjen që kemi me të, besimin, lidhjen dhe konfliktet. Nëse jeni kureshtarë të dini cili ç'lloj komunikimi përcakton çiftin tuaj, bëni këtë quiz të shkurtër:

Teksa bëhesh gati për të fjetur, sheh që enët janë pa larë, por sapo përgatite darkën dhe je e vdekur. Si vepron?

1- Lan enët edhe pse do të doje që t'i kishte larë ai

2- I thua që je shumë e lodhur dhe se do të të pëlqente që ai të të ndihmonte me enët.

3-Fillon të bërtasësh sepse ai s'e vlerësoi faktin që ti gatove darkë dhe që përton të lajë enët

Partneri yt shpenzon shumë para për të të bërë ty një surprizë. Ti je stresuar për buxhetin që u haxhua. Çfarë bën?

1-Shijon surprizën dhe nuk thua asgjë për buxhetin

2-Falenderon partnerin dhe kërkon të bëni një bisedë në lidhje me shpenzimin tënd për buxhetin.

3-I thua që ishte e pavend dhe e papërgjegjshme nga ana e tij të shpenzonte kaq shumë para.

Ditëlindja jote po afron dhe ti ke pritshmëri të mëdha për dhuratën e tij dhe për festën që do të organizohet. Si vepron?

1-Shpreson që ai të të lexojë mendjen dhe të plotësojë pritshmëritë e tua

2- Ja thua çfarë ke në mendje dhe çfarë do të të pëlqente

3-Pret të shohësh çfarë ka menduar ai dhe e shpreh gjithë inatin dhe zhgënjimin nëse gjërat s'shkojnë siç i kishe parashikuar ti.

 Hmm, je gati për një natë pasionante me të. Si sillesh në një situatë të tillë?

1- Krijon një atmosferë të këndshme me qirinj dhe muzikë dhe shpreson që ai të kuptojë diçka. 

2- E pyet nëse është i interesuar për seks dhe nis ta puthësh

3- E kap në mënyrë shumë pasionante dhe e merr të mirëqënë që ai do të bëjë dashuri me ty.

Rezultatet:

"1"

Nëse përgjigjet e tua janë përgjithësisht alternativa e parë, komunikimi juaj është pasiv. Ti përpiqesh t'i shmangësh konfliktet dhe gjërat që s'të pëlqejnë për të mos mërzitur atë dhe veten. Shpesh ndihesh vetëm dhe e zhgënjyer sepse ai s'të kupton kurrë në kohën e duhur si ndihesh. Ndonjëherë ndihesh më shumë se e ngarkuar për faktin e vetëm që s'hapesh kurrë me të në emër të lidhjes "së shëndetshme".

"2"

Nëse keni zgjedhur më shumë alternativat e dyta, keni stil të hapur komunikimi me njëri-tjetrin. Eshtë e rëndësishme për ju që ndjenjat të shprehen edhe pse jo gjithmonë është e thjeshtë. Ti dhe ai ndiheni rehat pasi e bëni këtë. 

"3"

Nëse zgjodhët përgjithësisht alternativën e 3 komunikoni paksa në mënyrë agresive me të dashurin tuaj. Vdisni ta kritikoni, të ankoheni dhe të mbroheni në çdo çast. 

Cili nga llojet e komunikimit është më i mirë? 

Komunikimi i hapur është konsideruar si një prej stileve më funksionale në një marrëdhënie pasi të lejon të respektosh veten dhe partnerin teksa shprehin ndjesitë dhe nevojat e tyre. Duke qenë pasive, ti ndalon veten nga shprehja e asaj që ndjen dhe si pasojë ngarkohesh me emocione shumë negative. E kundërta, duke qenë agresive, mund të lendosh partnerin dhe të krijosh konflikte duke e kthyer marrëdhënien në toksike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat