Aksesori luksoz i flokëve, çfarë nuk duhet t’i mungojë pamjes këtë verë

Life style

Aksesori luksoz i flokëve, çfarë nuk duhet t’i mungojë pamjes këtë verë

Më: 13 maj 2022 Në ora: 14:24
Ilustrim

Kujt nuk i pëlqen që në verë të ndryshojë stilin e flokëve? Edhe nëse jo bojën apo modelin, diçka ndryshe në flokë duhet të vijë patjetër me aksesorët, të cilët, më shumë se në çdo sezon, janë më të dashur në verë.

 

Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për modele flokësh të ndryshëm për të përditësuar pamjen, pranoni të jini më elegante vetëm duke u shtuar flokëve nga një aksesor.

 

Kohët e fundit, me siguri keni parë vajza të njohura të botës së modës që ndryshojnë pamjen e tyre me shaje flokësh – dhe duken shumë të këndshme.

Ajo që i bën shajet e flokëve kaq të veçantë është se ato janë të gjithanshme; ka shumë mënyra për t'i mbajtur ato në flokë. Qofshin të mbështjella rreth bishtit, të thurura bashkë me gërshetin apo thjesht të lidhura rreth kokës, ato u japin menjëherë edhe veshjeve më të thjeshta ‘luks’ duke e bërë pamjen tuaj dhjetëfish më të shtrenjtë. A e përmendëm se janë zgjidhje e menjëhershme edhe për të larguar vëmendjen nga rrënjët e yndyrshme?

Më poshtë, do të gjeni disa prej shajeve më të mira të flokëve për t'u shtuar atyre bukurinë. Nga shajet me buxhet modest deri tek ato më investueset (në fund të fundit ne të gjithë ëndërrojmë për shajet e mëndafshta të Hermès), le t'ju frymëzojmë të provoni disa nga këto modele me shaje flokësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat