Mos i hudhni sfungjerët e vjetër! Kur të lexoni se si mund t’i përdorni, do të habiteni

Life style

Mos i hudhni sfungjerët e vjetër! Kur të lexoni se si mund t’i përdorni, do të habiteni

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 00:37
Foto ilustrim

Zakonisht sfungjerët i përdorim për të larë enët.

Pasi konsumohet, më së shumti e hedhim në plehra, por duhet ta dini që ka mënyra fantastike për t’i përdoru ata sërish.

Ju me siguri nuk e dinit këtë, dhe kjo mund ta bëjë punën tuaj në shtëpi shumë më të lehtë.

Me to mund të bëni një dorëz për të pastruar vendet e vështira për t’u arritur.

Mund të ju shërbejë si mbajtëse gjilpërash.

Vendosni pak sodë buke në një sfungjer dhe vendoseni në frigorifer – do të neutralizojë aromat e pakëndshme.

Prisni pak dhe futni një copë sapun brenda, do të keni sapunë për shumë larje.

Vendoseni në një kavanoz me lule, nën tokë. Sfungjeri do të ruajë lagështinë.

Aplikoni ngjitësin në sfungjer kur bëni fotografi kreative prej letre me fëmijët.

Ndani pjesën e gjelbër të pastrimit nga sfungjeri i vjetër, mbështilleni dhe futeni në zorrën e ujit, në pjesën që ngjitet në rubinet. Hapni ujin befas dhe ajo copë sfungjeri do të fluturojë në anën tjetër dhe në të njëjtën kohë do të pastrojë pjesën e brendshme të depozitave të papastërtive.

Thithni disa sfungjerë, vendosni secilin në një qese të vogël, mbylleni mirë dhe ngrini. Mund ta përdorni për të ftohur ushqimin dhe pijet kur jeni në një udhëtim.

Prisni një pjesë të një sfungjeri më të madh në formën e një shpate, lyeni atë dhe fëmija juaj do të ketë një super lodër që nuk mund të dëmtojë askënd.

Mbështilleni një copë sfungjeri, vendoseni në një kavanoz të vogël, shtoni pak aceton dhe do të merrni tasin perfekt për heqjen e manikyrit – mjafton të vendosni çdo gisht brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat