Test: Zgjidhni një totem dhe merrni një mesazh nga universi!

Life style

Test: Zgjidhni një totem dhe merrni një mesazh nga universi!

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Dëshironi të merrni një mesazh nga universi? Mjafton të zgjidhni një nga këto tre toteme!

Nëse keni zgjedhur:

Nr. 1

Universi po ju thotë se keni bërë gjithçka mundeni dhe se tani gjithçka që ju ka mbetur është që ju të shijoni rezultatet. Gjithashtu, universi dëshiron t’ju falënderojë që jeni ai që jeni dhe që punoni për të ngritur vetëdijen e të tjerëve.

Ju jeni një mjeshtër i vërtetë shpirtëror që ka ndihmuar shumë, kështu që tani është radha juaj që të shpërbleheni. Falë përpjekjeve tuaja, ju jeni bërë të vetëdijshëm se jeta është e bukur dhe se gjithçka që ekziston ka për qëllim t’ju ndihmojë të rriteni, t’i doni të tjerët dhe të zhvilloni ndjeshmëri për ta.

Nr. 2

Është koha për të hyrë në kontakt me njerëzit që ju rrethojnë, me natyrën, por edhe me veten tuaj. Mos harroni se ju nuk jeni vetëm, por pjesë e rrjetës së madhe të universit dhe se çdo individ, bimë apo kafshë është e ndërlidhur me të gjitha gjërat e tjera.

Mund ta ndjeni dhe ta shihni, por është koha ta vini në praktikë. Hiqni maskën dhe përpiquni të krijoni një marrëdhënie të vërtetë. Filloni me veten tuaj dhe më pas lidheni me botën e jashtme.

Nr. 3

Ju keni bërë shumë përpjekje deri tani, ndaj është koha për të pushuar dhe për t’u çlodhur. Merrni pak kohë për të shijuar diellin dhe për t’u lidhur me fëmijën tuaj të brendshëm. Bëni diçka spontane ose planifikoni një udhëtim jashtë vendit.

Shpërblejeni trupin tuaj me ushqime të shëndetshme, organike dhe shpërblejeni zemrën tuaj me gëzimin e lidhjes me miqtë dhe familjen. Pavarësisht nga problemet aktuale, mos harroni se gjithçka mund të jetë burim frymëzimi për lumturi dhe buzëqeshje.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat