​Ku dallojnë brendingu dhe marketingu?

Life style

​Ku dallojnë brendingu dhe marketingu?

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Kompanitë e përdorin brendingun dhe marketingun për të krijuar marrëdhënie më të mira me klientët dhe për të fituar më shumë shitje. Edhe pse si njëri si tjetri përdoren për të njëjtin qëllim, ndryshimi në mes tyre është dukshëm i madh.

Për t’jua qartësuar pyetjet që mbase i keni pasur gjatë gjithë kohës, Akademi Pune ka përgjigje për të gjitha.

Çka është brendingu?

Brendingu është një praktikë për formësimin e imazhit të një kompanie në mënyrë që të dallohet nga konkurrentët. Ai përdor logot, fontet dhe kombinimet e ngjyrave, si dhe tonin ose zërin e shkrimit për të ndërtuar historinë e një kompanie. Kompanitë e përdorin këtë formë për të krijuar kujtesë të konsumatorët, për të ndikuar në vendimet e tyre në mënyrë që t’i zgjedhin produktet ose shërbimet e tyre. Brendingu gjithashtu mund të ndihmojë që konsumatorët ta kuptojnë vlerën dhe misionin e kompanisë.

Çka është marketing?

Marketingu është një grup mjetesh, procesesh dhe strategjish që mund të përdorni për të promovuar një biznes dhe për të krijuar një ndërgjegjësim për produktet ose shërbimet e një kompanie përmes një sërë metodash. Pse e përdorin kompanitë marketingun?

Marketingu nga biznesi në biznes: Një organizatë e shet produktin ose shërbimin te një kompani tjetër, në mënyrë që të bëjë rishitje ose për t’u përdorur në punën e tyre.

Marketingu nga biznesi për konsumatorin: Ndodh kur kompania e shet produktin ose shërbimin te qytetarët në mënyrë që ata t’i përdorin për jetë e tyre të përditshme.

Diçka më shumë për marketingun

Marketingu është veprimi i ndërmarrë për të ndërtuar marrëdhënie me konsumatorët që mund të çojnë përfundimisht në shitje. Varësisht nga audienca të cilët i shërben marketingu mund të ndahet edhe më tej.

Marketingu digjital: Përfshin platformat në internet, si rrjetet sociale apo emailet.

Marketingu i marrëdhënieve: Kompanitë përqendrohen në fitimin e besimit të klientit duke u shërbyer mirë.

Marketingu i mungesës: Përqendrohet në parimin psikologjik që individët duan atë që është e vështirë të arrihet.

Marketingu tradicional: Ka të bëjë me format tradicionale të marketingut si kartolinat, reklamat në gazeta, radio apo TV për t’i tërhequr konsumatorët.

Çka e bën dallimin?

Fillimi dhe vazhdimësia

Fushata e marketingut fillon pasi një produkt i bën gati të gjitha përgatitjet e brendingut. Pasi kompania të ketë vendosur se si do të duket produkti dhe shërbimi i saj, fillon me strategjinë për ta arritur qëllimin e kompanisë.

Logjika dhe kreativiteti

Marketingu është një proces më logjik sesa brendingu pasi planifikon strategji për të bindur konsumatorët të bëjnë blerje. Brendingu është më kreativ, duke u fokusuar në detaje si skema e ngjyrave që përdor kompania.

Arsyet

Brendingu është arsyeja pse një konsumator duhet të jetë ndjekës në një kompani, ndërsa marketingu është mënyra se si duhet të arrihet deri te ata konsumatorë. /Akademi Pune

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat