10 justifikimet më të zakonshme të grave që nuk bëjnë palestër

Life style

10 justifikimet më të zakonshme të grave që nuk bëjnë palestër

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 21:21
Ilustrim

Atmosfera e festave me palestrën thjesht nuk pajtohen në asnjë pikë! Zakonet e ngrënies në këtë periudhë të vitit i nënshtrohen tundimeve të vazhdueshme dhe janë një nxitje më shumë për të mos bërë aktivitet fizik.

Pothuajse 7 nga 10 italianë (71%), në të vërtetë heqin dorë nga palestra në dhjetor dhe pranojnë se janë të gatshëm të rikthehen vrullshëm në janar! Ky është një studim i shoqatës NutriMente i promovuar nga GetFIT dhe ndër arsyetimet më të njohura për të mos shkuar në palestër janë edhe disa që dominojnë ndër të tjera.

Këtu janë 10 më të zakonshmet:

1- Nuk kam kohë të mjaftueshme - 73%

2- Jam shumë e lodhur - 69%

3- Palestra kushton shumë - 65%

4- Palestra më mërzit - 60%

5- Nuk dua ta lë macen/qenin tim vetëm në shtëpi - 59%

6- Është shumë e ftohtë/ngrohtë për të lënë shtëpinë dhe për të shkuar në palestër - 50%

7- Jam shumë e uritur për të shkuar në palestër menjëherë pas punës - 45%

8- Nuk dua të kem peshën e çantës gjatë gjithë ditës - 43%

9- Unë kryej aktivitete të tjera fizike - 39%

10- Ndihem e pasigurtë për t'u stërvitur në palestër- 36%

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat