Mbaji mend këto datat, pasi janë perfekte për manifestim

Life style

Mbaji mend këto datat, pasi janë perfekte për manifestim

Më: 24 janar 2023 Në ora: 22:15
Foto ilustrim

Ne, qeniet njerëzore, kemi aftësinë të manifestojmë çdo ditë, pa limit, por ka disa data fikse që shtojnë mundësinë që të manifestosh më shpejt dhe të realizosh ëndrrat e tua:
 
20 shkurt

Hëna e re te Peshqit sjell më shumë dëshirë për të ëndërruar. Kjo është periudha perfekte për ta programuar nënvetëdijen në realizimin e ëndrrave.
 
16 mars

Afërdita, planeti i dashurisë, hyn në Dem dhe ky tranzicion të ndihmon të manifestosh dashurinë dhe paratë. 
 
21 mars

Hëna e re në Dash është periudha perfekte që të mos e ndalësh imagjinatën dhe të kërkosh të realizosh dëshirat e tua më të mëdha! 
 
1 qershor

Një tranzicion shumë i fuqishëm ndodh, ku ka gisht Jupiteri. Qëllime të reja, revolucion dhe zhvillim i jashtëzakonshëm…Këto të presin, nëse manifeston në këto data.
 
12 dhjetor

Pak para prapavijës së Mërkurit, në Shigjetar ndodh Hëna e re, ndaj shigjeto qëllimet më të mëdha dhe realizoji ato.
 
30 dhjetor

Një datë mjaft interesante, e cila shërben si një trampolinë drejt suksesit që ti imagjinon për vitin pasardhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat