Në punë, ju kërkojnë gjëra që s’janë përgjegjësi e juaja? Ja si t’i refuzoni me profesionalizëm

Life style

Në punë, ju kërkojnë gjëra që s’janë përgjegjësi e juaja? Ja si t’i refuzoni me profesionalizëm

Më: 23 mars 2023 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Kur një koleg apo shef kërkon diçka që shkon përtej përgjegjësive tuaja, është e rëndësishme të përgjigjeni në mënyrë profesionale dhe me respekt.

Mos harroni të përdorni një ton pozitiv dhe të ofroni zgjidhje ose sugjerime alternative sa herë që është e mundur në mënyrë që të jeni sa më bashkëpunues. Kjo nuk do të thotë që të mos jeni të drejtpërdrejtë.

Ja disa fraza që mund të përdorni:

1. "Unë e vlerësoj kërkesën tuaj, por nuk jam personi më i mirë për t’u marrë me këtë çëshje. Ndoshta [emri i një kolegu tjetër] do t'ju ndihmonte më mirë."

2. "Do të doja të ndihmoja, por aktualisht jam duke punuar me [një detyrë/projekt specifik] dhe nuk mund të marr përgjegjësi shtesë. A mund të diskutojmë për një afat kohor që kjo detyrë të kryhet nga një koleg tjetër?”

3. "Më vjen keq, por kjo nuk është fusha ime e ekspertizës. Unë sugjeroj të kontaktoni [emri i një departamenti ose ekipi tjetër] për ndihmë."

4. "Unë e vlerësoj besimin tuaj tek unë, por kjo është përtej përgjegjësive të mia aktuale. Dëshironi t'ju ndihmoj të gjeni personin e duhur për t’u marrë me këtë gjë?"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat