A e dini përse dorezat e dyerve janë prej mesingu? Ka një arsye të mirë për këtë

Life style

A e dini përse dorezat e dyerve janë prej mesingu? Ka një arsye të mirë për këtë

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Nëse keni menduar ndonjëherë pse dorezat e dyerve janë pothuajse gjithmonë prej mesingu, atëherë kërkoni përgjigjen në vijim të këtij teksti

Në morinë e risive, rrallëherë u kushtojmë vëmendje gjërave që përdorim çdo ditë, të cilat kanë disa “sekrete” të tyre.

Disa prej tyre ndoshta as nuk i keni vënë re dhe, megjithatë, do të ishte mirë që t’i dinit.

Përse dorezat e derës janë prej mesingu?

Fakti që shumë shtëpi dhe ndërtesa kanë doreza dere prej mesingu (përzierje e bakrit me zink) nuk është rastësi apo zgjedhje e dizajnit.

Në realitet, studimet kanë treguar se mesingu vret mikrobet dhe bakteret pothuajse menjëherë pasi ato bien në kontakt me dorezën e derës.

Ky fenomen unik quhet efekti oligodinamik dhe mesingu njihet si materiali i vetëm i fortë që dezinfekton veten. Pra, në vend që të dezinfektoni dorezat e dyerve çdo ditë, thjesht mund të vendosni ato prej mesingu.

Një vrimë e vogël në dry

Dryni përdoret zakonisht për të mbajtur dyert dhe rrethojat të mbyllura dhe të sigurta. Kjo do të thotë se ata janë të ekspozuar ndaj të gjitha kushteve të motit, duke përfshirë shiun dhe borën.

Ajo vrimë e vogël shërben si një vrimë kullimi që e mban drynin të mos ndryshket. Dhe meqenëse uji hiqet natyrshëm, pjesa e brendshme nuk do të ngrijë gjatë temperaturave jashtëzakonisht të ftohta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat