Ç’të bësh kur ti do të bësh seks, por partneri jo

Life style

Ç’të bësh kur ti do të bësh seks, por partneri jo

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Seksi është punë kënaqësie, ndaj nuk ka rëndësi sa dëshirë ke ti, duhet të jetë totalisht reciproke. Jo gjithmonë ndodh kështu, ndonjëherë partneri nuk ka qejf, as s’e ka në plan, ndaj është mirë të bësh reagime të tilla:

1. Mos e merr personale

Kur ai/ajo thotë që s'është në qejf sigurisht që ndjesia e parë është pasiguria, aq më tepër nëse kjo është hera e parë që të ndodh. Gjithsesi, pa panik. Jo domosdoshmërisht është mungesë interesi fakti që partneri nuk do të kryejë marrëdhënie. Mund të jetë thjesht i lodhur apo i mërzitur.

2. Përgjigju me qetësi

Mund të jenë me qindra arsye pse ai s'do të kryejë marrëdhënie sot. Ditë e keqe në punë, streset në familje, një zënke me shokët apo diçka tjetër. Fol me të pa bërë ironi apo të mërziturën. Tregoji që e kupton.

3. Ji lozonjare dhe lër një ftesë të hapur

Kështu do ulësh tensionin e krijuar dhe do t'ia bësh më të lehtë partnerit për më vonë. Kur ai të jetë në humor, duhet thjesht të të bashkohet! Komunikimi shpëton gjithçka.

4. Masturbohu

Seksi solo është alternativë e mirë kur partneri s'ka dëshirë. Madje mund ta bësh para syve të tij.

5. Jepi një shans duke i dhënë kohë

Vetëm se s'është gati tani s'do të thotë që s'do të jetë gati pas 30 minutash. Prit dhe shih se çdo të ndodhë. 

6. Lidhuni përmes mënyrave të tjera. 

Vetëm se s'po bëni seks s'do të thotë që s'mund të jeni intim. Shkëmbeni mesazhe, bëni një dush bashkë, ose thjesht përkëdheluni. Kjo mund t'ju afrojë edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat