Pse Akrepit nuk i ndahet shpirti nga ish-i

Life style

Pse Akrepit nuk i ndahet shpirti nga ish-i

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 08:19
Kendall Jenner dhe Devin Booker.

Ditët e fundit mediat po flasin për rikthimin e Kendall Jenner me ish-in Devin Booker. Sipas burimeve për TMZ, modelja dhe sportisti janë takuar disa herë dhe kanë kaluar kohë së bashku.

Ndërkohë, dëshmitarë okularë thonë se i kanë parë Jenner dhe Dallas së bashku. Ata u ndanë në nëntor të 2022-shit, pasi kishin orare të ngjeshura dhe nuk po kalonin mjaftueshëm kohë me njëri-tjetrin. Pas asaj lidhjeje, Kendall u njoh me Bad Bunny-n dhe thuhet se dy muaj pasi ai raport u mbyll ajo u kthye me ish-in.

Kendall është një nga gocat e showbiz-it që i përket shenjës së Akrepit dhe ne nuk mund të mos ndalonim te ky fakt, për të kujtuar se kjo shenjë e ka natyrshëm tendencën të rikthehet te e shkuara kur ndjen që ka pasur shumë pasion dhe intensivitet.

Akrepët kanë një tendencë të qëndorjnë të varur nga kujtimet dhe e kanë të vështirë të ecin para. Nëse ka një shkëndijë, ata e gjejnë gjithmonë arsyen për t’u kthyer. Nuk e dimë ende me siguri nëse e njëjta gjë po ndodh me Kendall, por gjasat (mbështetur nga horoskopi) janë të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat