Është koha e udhëtimeve dhe shumica prej nesh paketojmë rrobat më të bukura për t’i marrë me vete por nuk ka vend për hekur.
Zhgënjehemi me të vërtetë kur hapim valixhen dhe shohim rrobat tona të rrudhosura edhe pasi i kemi hekurosur e palosur me kujdes.
Në pamundësi për të marrë mjet për hekurosje me vete, ne duhet të sigurohemi që t’i largojmë rrudhat nga rrobat tona.
Siç duket ka një zgjidhje për të.
Përdoruesit në rrjetet sociale, sugjerojnë një metodë që do t’ia vlente ta provonit.
Varni rrobat banjë gjatë një dushi të ngrohtë dhe avulli zbut natyrshëm rrudhat e rrobave.