Stresi emocional dhe ankthi është shumë i shprehur dhe është karakteristike që burrat e fshehin dhe nuk kërkojnë ndihmë.
Ndonjëherë, ai nuk e din se çfarë duhet të bëjë! Përpiqet që t’i ndihmojë gruas e cila në anën tjetër gati krejt vëmendjen e ka te bebja. Ajo mund të jetë e lodhur, pa gjumë të mjaftueshëm, derisa babai i ri mund ta ketë të vështirë që t’i merr disa përgjegjësi rreth kujdesit për beben.
Ndodhin edhe ndryshime hormonale të cilat krahas rritjes së përgjegjësive dhe ndryshimit të rutinës së përditshmërisë, mund të ndikojnë në shëndetin mental të burrit.
Në 4 muajt e parë pas lindjes së bebes, truri i babait pëson ndryshime të cilat i ndihmojnë që të merr rolin e prindit dhe që të krijojnë një lidhje të fortë me beben.
Tek një burrë pasi bëhet baba, ulet niveli i testosteronit dhe rritet niveli i dopaminës dhe oksitocinës (që ndikojnë në lidhjen e tij me beben).
Baballarët e rinj kënaqen duke luajtur dhe përkëdhelur beben.