Mjekët pediatër nuk ua thonë, por e dini se cilat janë pozicionet e duhura të ushqyerjes me gji?

Mjekësi alternative

Mjekët pediatër nuk ua thonë, por e dini se cilat janë pozicionet e duhura të ushqyerjes me gji?

Më: 31 janar 2021 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Nuk mund të thuhet se ka një pozicion ideal për të ushqyer fëmijën me gji. Ulur apo shtrirë, ka shumë mënyra në të cilat nëna mund t’i japë gjoks foshnjës. Por rregulli kryesor është që ju duhet të jeni në pozicionin më të rehatshëm. Sa më shumë fëmija mësohet duke pirë gji aq më shumë shpreh, vë në dukje pozicionin që i pëlqen më shumë të pijë. Në fillim duhet të kesh pak durim dhe të “eksperimentosh” pozicione të ndryshme, për të gjetur atë më të përshtatshmin për të ushqyer fëmijën me gji.

Çfarë është e rëndësishme në zgjedhjen e pozicionit të duhur për ushqyerjen me gji?

E rëndësishme është që pozicioni që duhet të marri nëna të jetë i rehatshëm, për të shmangur kontraktimet e dhimbshme muskulore të shkaktuara nga qëndrimi për një kohë të gjatë ulur.  Me qëllim që të jeni sa më rehat vendosni një jastëk në shpinë për të mos ndjerë shumë lodhje. Për më tepër, fëmija duhet të mbështetet në një mënyrë të përshtatshme. Duhet ta mësoni atë dhe veten me pozicione të ndryshme.  Pozicioni më i përdorur nga nënat për t’i dhënë gji fëmijës është njëra dorë e nënës mban kokën, kurse dora tjetër trupin.

Në çdo rast, edhe në qoftë se gjeni një pozicion tuajin të preferuar, duhet ta ndryshoni pozicionin e gjidhënies herë pas here që qumështi të shpërndahet pak a shumë në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë gjirin. Nëqoftëse nëna e bën zakon të ushqejë fëmijën vetëm në një pozicion, atëherë mund të ndodhë që fëmija duke thithur, të zbrazë vetëm një pjesë të gjirit dhe jo të gjithë atë. Pozicionet e ndryshme të nënës gjatë dhënies së gjirit e ndihmojnë atë të ketë disa lehtësira në situata të ndryshme. Për shembull natën nuk është e nevojshme të çoheni nga krevati, por mund t’i jepni fëmijës suaj shtrirë.

Pozicioni ulur me fëmijën në krah është qëndrimi më e zakonshëm gjatë ushqyerjes me gji. Fëmija vendoset në një pjesë të krahut në mënyrë që koka të jetë në një linjë me pjesën tjetër të trupit. Një mënyrë tjetër e ushqyerjes së fëmijës ulur realizohet duke e mbajtur fëmijën ashtu siç mbahet “topi i regbisë”.

Pozicioni si “topi i regbisë” është më shumë i përshtatshëm kur fëmija ka vështirësi në kapjen e gjirit ( siç ndodh me fëmijtët e lindur parakohe, ose me peshë të vogël në lindje).  Pozicioni tjetër i treguar në foto është kur foshnja ushqehet gjatë natës ose kur nënat kanë dhimbje për shkak të plagës nga lindja e operacionit. Në këtë rast, fëmija mbahet shtrirë, i mbështetur në shpinë me një jastëk.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat