Njihuni me 5 ushqimet që parandalojnë gërhitjen, zgjidhja natyrale për një gjumë të qetë

Mjekësi alternative

Njihuni me 5 ushqimet që parandalojnë gërhitjen, zgjidhja natyrale për një gjumë të qetë

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 06:45
Foto ilustrim

Gërhitja është një problem për pjesën më të madhe të njerëzve. Mund të kthehet në një problem dhe shqetësim edhe për njerëzit rreth jush. Për fat të mirë ju mund të shpëtoni nga problem i gërhitjes me disa metoda natyrale.

Gërhitja ndodh kur fyti juaj është fryrë duke bllokuar rrugët e frymëmarrjes, kështu rezultati sa herë që merni frymë është zhurma e gërhitjes. Më poshtë do të gjeni listën me 5 ushqime.

Mjaltë
Mjalti është një ushqim fantastik për të parandaluar gëritjen. Ka veti inflamatore që ndihmojnë në lirimin e rrugëve të fymëmarrjes. Mjalti funksionon si kurë natyrale që çliron dhe relakson fytin. Mund ta konsumoni në mënyra të ndryshme, një lugë çaji para gjumit, në ushqime apo me çaj.

Qepë
Qëpët kanë veti të mëdha antinflamatore, janë ndihmëse të mira të çlirimit të hundëve për personat që vuajnë nga alergji apo ftohje. Kur hunda dhe fyti juaj janë të pastër e të lirë ju mund të arrini të merni frymë lirisht pa gërhitur. Mundohuni të fusni sa më shumë qepë në regjimin tuaj ushqimor.

Vaj Ulliri
Merrni një lugë gjelle me vaj ulliri dhe pijeni çdo natë përpara se të flini. Vaji i ullirit lubrifikon fytin dhe zbut gërhitjen.

Hudhra
Njësoj si qepa edhe hudhra funksionon si antibiotik çlirues për hundën dhe fytin. Përdoreni qepën si një pastrues natyral duke e shtuar në gatimet tuaja.

Çaji
Të gjitha llojet e çajit do t’ju ndihmonjë në reduktimin e gërhitjes. Veçanërisht çaji i hithrës. Çaji do të relaksojë trupin dhe mendjen tuaj para gjumit. Mund të përdorni çaj mali, mente, çaj jeshil apo llojin që ju gjendet në shtëpi për momentin. Kombinimi perfekt për një gjumë të qëtë do të ishtë nëse çajit i shtoni dhe pak mjaltë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat