Simptomat e hipertensionit të rëndë: Tri shenja që tregojnë se presioni ka arritur një nivel kritik!

Mjekësi alternative

Simptomat e hipertensionit të rëndë: Tri shenja që tregojnë se presioni ka arritur një nivel kritik!

Më: 23 janar 2022 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Në gjendjet e krizës së hipertensionit shfaqen dhimbje koke të forta dhe gjakrrjedhje nga hundët

Hipertensioni është, më shpesh, një sëmundje “e qetë” – shumë njerëz nuk përjetojnë asnjë simptomë, ndërsa presioni i lartë i gjakut ngadalë ua rrezikon shëndetin.

Mund të kalojnë disa vite, madje edhe një dekadë, derisa presioni të arrijë një nivel kaq të lartë saqë vështirësitë bëhen të dukshme.

Edhe atëherë, shumica e njerëzve priren t’i atribuojnë simptomat sëmundjeve të tjera.

Megjithatë, ky është momenti kur duhet të shkoni urgjentisht te mjeku, sepse hipertensioni juaj ka arritur një nivel të rrezikshëm:

▪ nëse vëreni njolla gjaku në sytë tuaj,
▪ nëse keni marramendje,
▪ nëse djersitni.

Në gjendjet e krizës së hipertensionit shfaqen dhimbje koke të forta dhe gjakrrjedhje nga hundët.

Hipertensioni primar më së shpeshti shkaktohet nga obeziteti, alkooli, qëndrimi ulur, ushqimet e njelmëta.

Hipertensioni sekondar shfaqet shumë shpejt te personat që vuajnë nga sëmundjet e veshkave, defektet e lindura të zemrës, disa tumore endokrine si dhe probleme të tiroides.

Në të dyja rastet është e nevojshme të matet rregullisht presioni dhe të rregullohet terapia sipas këshillës së mjekut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat