Sëmundja misterioze te fëmijët, mjeket u thonë prindërve të monitorojnë ngjyrën e urinës

Mjekësi alternative

Sëmundja misterioze te fëmijët, mjeket u thonë prindërve të monitorojnë ngjyrën e urinës

Më: 22 prill 2022 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Prindërve u është kërkuar të monitorojnë ngjyrën e urinës së fëmijëve të tyre në mes të shpërthimit misterioz të hepatitit.

Rastet janë zbuluar në Britani të Madhe, SHBA dhe vendet tjera europiane, ndërsa po shënojnë rritje.

Gjendja, një term i gjerë për inflamacionin e mëlçisë, shpesh shkaktohet nga një infeksion viral.

Vetëm në Britani të Madhe janë të sëmurë 108 fëmijë, tetë prej të cilëve u është dashur të bëjnë transplantim të mëlçisë.

Shenjat më të zakonshme të hepatitit përfshijnë dhimbje barku dhe humbje të oreksit.

Megjithatë, një ekspertë ka bërë thirrje që prindërit të monitorojnë edhe ngjyrën e urinës tek fëmijët.

Ekspertja Ciara Martin, ka deklaruar për RTE se simptomat e sëmundjes janë dhimbje barku, marrëmendja dhe diarrea.

“Simptoma kryesore është ndryshimi i ngjyrës së urinës, e cila është më e errët se zakonisht dhe jashtëqitjet me ngjyrë më të zbehtë se normalja”, tha ajo.

Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin, por mjekët kanë përjashtuar vaksinat e Covid pasi asnjë nga fëmijët e prekur nuk ishte vaksinuar.

Për shkak të përhapjes së rasteve, edhe prindërit janë paralajmëruar që t’i mbajnë fëmijët në kushte të mira të higjenës.

Adenoviruset janë një grup virusesh që mund të infektojnë mukozën e indeve të traktit respirator, sytë, zorrët, traktin urinar dhe sistemin nervor. Është jashtëzakonisht ngjitës dhe përhapet përmes kollitjes, teshtitjes, kontaktit të drejtpërdrejtë me një person të infektuar ose objektin e infektuar

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat