​Pija që rigjeneron plotësisht organizmin

Mjekësi alternative

​Pija që rigjeneron plotësisht organizmin

Më: 25 prill 2022 Në ora: 23:02
Foto ilustrim

Me ardhjen e pranverës dhe lëvizjen e orës një orë përpara, shumë njerëz kanë një bioritëm të shqetësuar dhe më pas shfaqen simptomat e lodhjes pranverore.

Ky fenomen po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm dhe është krejtësisht normal.

Simptomat e lodhjes pranverore janë:

- dobësi

- nervozizëm

- dhimbje koke

- imuniteti i ulur

- humbje e oreksit

- gjumë i shqetësuar

- reflekset e ngadalësuara

- tretje e ngadaltë

Për ta ndihmuar trupin tonë të përballojë më lehtë këto ndryshime, është e nevojshme të rrisim kohën e kaluar në ajër të pastër dhe të hamë sa më shumë ushqime të shëndetshme.

Ky eliksir do t'ju ndihmojë të merrni mjaftueshëm hekur, vitaminë C dhe mikronutrientë të tjerë.

Çdo mëngjes, sapo të ngriheni, pini një gotë nga ky eliksir dhe të gjitha simptomat tuaja do të zhduken, e ndoshta edhe shëndeti juaj i përgjithshëm do të përmirësohet.

Përgatitja është shumë e thjeshtë:

Vendosni 4 karota, 4 panxhar më të vegjël, 4 mollë në shtrydhëse frutash e perimesh dhe kullojini me napë. Shtoni lëngun e 1 limoni, vendoseni në një shishe dhe vendoseni në frigorifer. Edhe pse limoni shërben si konservues, kjo pije është mirë të pihet në 5 ditët e ardhshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat